Në Samitin e Komunitetit Politik Europian i cili mbahet sot në Tiranë, Kryeministri Edi Rama kishte gjetur një moment gazmor, ku liderët e 47 vendeve me anë të inteligjencës artificiale ishin kthyer në fëmijë.
“Mirë se vini në Shqipëri”, dëgjohej të thoshte secili prej tyre në variantin fëminor, pamje të cilat u shoqëruan me të qeshura.
Në përfundim të materialit të transmetuar Kryeministri Rama mori duartrokitje të shumta.
Kryeministri Rama ka mbajtur fjalën e hapjes në Samitin e Komunitetit Politik në Tiranë. Rama u shpreh se Europa është një rrugëtim, ndërsa theksoi se është nder për Shqipërinë që pret liderët europianë.
“Ky rrugëtim është bërë shumë më i vështirë. Më besoni se është vërtet një nder për të gjithë vendin tim për të gjithë popullin shqiptar që të ju mirëpres në këtë shtëpi të ndërtuar për komunitetit politik europian në Tiranë. Që nuk jeni të rrethuar nga makthet e Europës, por nga imagjinata e fëmijëve shqiptarë për Europës. Ëndrrat e fëmijëve nuk mbahen peng nga mitet e të shkuarës”, tha ai.
Rama ka komentuar fushatën elekotrale dhe rezultatin e zgjedhjeve të 11 Majit në Samitin e Komunitetit Politik Europian.
Kryeministri tha se fushata elektorale e socialistëve u përqendrua e gjitha tek Europa, përkatësia dhe identiteti. Sipas tij, ky identitet dha frytet e veta me më shumë se 52% të votave.