Një urban i transportit publik në Tiranë është përfshirë nga flakët paraditen e sotme, duke shkaktuar panik te pasagjerët dhe qytetarët përreth. Ngjarja ka ndodhur në lëvizje, kur papritur pjesa e pasme e mjetit ka shpërthyer në flakë, duke u mbuluar nga tymi i dendur.
Sipas dëshmitarëve, shoferi ka ndaluar menjëherë dhe ka ndihmuar pasagjerët të dalin nga autobusi, duke shmangur një tragjedi të mundshme. Për fat të mirë, nuk raportohet për të lënduar.
Në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja, e cila ka ndërhyrë për neutralizimin e flakëve. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por paraprakisht dyshohet për defekt teknik në sistemin elektrik të mjetit.
Ngjarja ka shkaktuar edhe trafik të rënduar në zonë, ndërsa policia po heton mbi rrethanat e incidentit.