Check Point”, duke arrestuar në flagrancë 38-vjeçarin Krisald Kundraxhi që qarkullonte me armë zjarri dhe lëndë narkotike në automjet.
Detaje të reja dalin nga aksioni i policisë në Tiranë ku një 38-vjeçar u vendos në pranga pasi qarkullonte me armë dhe drogë me vete në makinë.
Mësohet se 38-vjeçari i arrestuar është Krisald Kundraxhi, anëtar i bandës së Gjergj Cukalit.
“Gjatë operacionit, në rrugën “Ali Demi” shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin K. K dhe pasagjer shtetasin J. K.
Gjatë kontrollit fizik dhe më tej të banesës së shtetasit K. K. iu gjetën 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, një sasi prej 304 gram lëndë narkotike kokainë, rreth 131 tableta ekstazi, 3 peshore elektronike si dhe pjesë arme”, njoftuan blutë.
I arrestuari Krisald Kundraxhi është arrestuar edhe me parë për të njëjtat vepra penale.
Në vitin 2016, ai u vendos në pranga nga policia e Tiranës bashkë me të fortin e Myslym Shyrit, Gjergj Cukalin.
Veç Cukalit, blutë në atë kohë arrestuan edhe Artur Tarjen, Muharrem Kallushin, Vjollca Gjokën, Gentian Balliun, Armand Gjokën, e Krisald Kundraxhiun.
Së bashku me të u vu në pranga edhe pasagjeri, Jurgen Kovaçi, 34-vjeç, për moskallëzim krimi. Gjatë kontrollit, u sekuestruan një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, 304 gram kokainë, 131 tableta ekstazi, 3 peshore elektronike dhe automjeti.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Loran Dusha u arrestua në Zimbabve Administratori i “Integrated Technology Waste Treatment Fier”, 42-vjeçari Loran Dusha,…
39-vjeçari që e ktheu rrugën në pistë gare VIDEO Një aksident i rëndë u regjistrua…
Tri licenca janë para-vendosur për t’i marrë Olsi Rama, Gaz Demi, Endri Meksi e Fidel…
Karçanaj merr miliarda për ta mirëmbajtur Portali e-Albania i trumbetuar nga qeveria Rama ka dalë…
Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin zhvilluan një bisedë të re…
Sulm i tmerrshëm, nuk do të tolerohet Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka reaguar pas…