Tre shtete paralajmërojnë Izraelin për masakrat në Gaza

Britania e Madhe, Franca dhe Kanadaja kanë paralajmëruar Izraelin se do të ndërmarrin veprime konkrete nëse vazhdon një zgjerim skandaloz të operacioneve ushtarake në Gaza.

Sir Keir Starmer iu bashkua udhëheqësve francezë dhe kanadezë për t’i bërë thirrje qeverisë izraelite që të ndalojë operacionet e saj ushtarake dhe të lejojë menjëherë ndihmën humanitare të hyjë në Gaza.

Që nga 2 marsi, nuk është lejuar futja e ushqimit, karburantit apo ilaçeve në Gaza, një situatë që OKB-ja më parë e përshkroi si një ndikim katastrofik për popullsinë palestineze.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, u përgjigj duke thënë se të tre udhëheqësit kishin ofruar një çmim të madh për Hamasin në luftën e Gazës.

Të dielën, Netanyahu tha se vendi i tij do të lejonte që një sasi bazë ushqimi të hynte në territor pas një bllokade 11-javore, por planifikonte të merrte kontrollin e të gjithë Gazës.

Tre udhëheqësit perëndimorë e kritikuan, pasi mohimi i ndihmës thelbësore humanitare për popullsinë civile është i papranueshëm dhe rrezikon të shkelë të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare.

Ata shtuan se niveli i vuajtjeve në Gaza ishte i patolerueshëm.

Publikuar nga Publik Media