Trondit gazetari nga Amerika: Kryeministri Rama rrezikon arrestimin nga FBI

Adriatik Dosti

Ka shumë të ngjarë që…

Ajo që nuk mund ta bëjë SPAK-u shqiptar i Tiranës për “disa arsye” tipike alla-shqiptare, shumë shpejt mund të realizohet pa as më të voglin hezitim nga FBI-ja amerikane në Washington.

Dhe fjala është për arrestimin e Kryeministrit shqiptar, Edi Rama, dhe shpalljen e tij fajtor, duke u bërë një person i kërkuar ndërkombëtarisht.

Nuk e them unë dhe as sepse dua unë, ndonëse tashmë këtë gjë e dëshiron pothuajse treçereku i shqiptarëve brenda dhe jashtë Shqipërisë, si dhe gjithnjë e më shumë edhe vetë ndërkombëtarët, të cilët deri dje ishin mbështetësit dhe sponsorët e tij më të mëdhenj për ta mbajtur në pushtet me çdo kusht.

Këtë tashmë e deklarojnë hapur dy drejtuesit e rinj të FBI-së, të sapoemëruar nga Presidenti Donald Trump dhe të miratuar nga Senati amerikan.

Kash Patel, drejtori i ri i FBI-së, dy ditë më parë, duke folur për detyrën e tij të re me rëndësi të veçantë, deklaroi ndër të tjera:

“Nuk do të lejojmë kurrë më që dikush të guxojë, në çfarëdo forme, të cënojë qoftë edhe sadopak sigurinë tonë kombëtare.”

Sa i përket çështjes McGonigal, Patel u shpreh se FBI-ja është e vendosur ta çojë deri në fund këtë hetim, sepse, sipas tij:

“Para së gjithash, duam të ndreqim, të pastrojmë dhe të rikthejmë nderin, dinjitetin dhe imazhin e institucionit dhe të shtetit tonë, që është njollosur si kurrë më parë.”

Ndërkohë, si për ironi të fatit, një ditë më parë, Presidenti Trump emëroi si zëvendësdrejtor të FBI-së gazetarin konservator dhe moderatorin e njohur të Fox News, Dan Bongino. Ai është gjithashtu drejtues i një podcast-i shumë të ndjekur nga publiku amerikan dhe anglishtfolësit kudo në botë.

Pikërisht ky person ka qenë i pari që publikoi skandalin Rama – McGonigal dhe e denoncoi hapur, publikisht dhe me fakte konkrete lidhjen e tyre me kartelin famëkeq të drogës Sinaloa.

Siç thotë një këngë popullore nga jugu i Shqipërisë:

“Leskovik, ç’po fryn një erë… dilni, hapni o penxheretë…”

Edhe nëse ndodh diçka këtej nga “ndërmarrja” jonë amerikane, të lutem, o SPAK shqiptar, mos u merakos shumë dhe as mos u bë xheloz… Çdo gjë bëhet për të mirën e punës së përbashkët, apo jo? Pa hatërmbetje, të lutem…

Siç thoshte Erion Veliaj dikur:

“Janë çuna të mirë ata kolegët e SPAK-ut…”

E në fund, o SPAK, ngushëllohu me atë që thotë Rama publikisht: Ty të krijova unë! Amerikanët nuk bënë asgjë…

No comment.

 

Publikuar nga Publik Media