Reperi i njohur Stresi (Arkimed Lushaj), ka bërë deklarata të forta gjatë një bisede live në TikTok, duke pretenduar për një plan të mundshëm për eliminimin e reperit Clevio (Kleviol Ahmetaj).
Sipas Stresit, persona të paidentifikuar dyshohet se kanë paguar një shumë prej 100 mijë eurosh për të kryer atentatin ndaj Clevios, sapo ky i fundit të dalë nga burgu. Ai pretendon se këto informacione i ka marrë nga rrethi i tij shoqëror, pa dhënë detaje konkrete apo prova.
“100 mijë euro e kanë marr kaparin, dhe kur të jenë me Clevion në makinë kanë për ta shkrirë. Dëgjoi vëllain. O Fire mos u kap me çunat e Dubait, se në ajër ta rrëzojnë avionin, unë i di muhabetet. Po të mori një shkodran kaparin të kryen punë ai fratelo.
Clevio ishalla del dhe ikën me vrap. Unë nuk ia dua vdekjen, Clevio ishalla shpëton, kam patur shoqëri të gjatë me atë.
E di që po më dëgjon nga burgu i Fierit, po ta jap informacionin i pari: kur të dalësh nga burgu i Fierit hipi avionit privat, po të paralajmëroi se kemi patur shoqëri për 20 vite, me vjen keq për atë. Kleviol kur të dalësh hipi avionit, kaq kisha për të thënë”, tha Stresi.
Deri në këtë moment, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar mbi vërtetësinë e këtyre pretendimeve. Po ashtu, nuk dihet arsyeja pse këto deklarata janë bërë publike në rrjete sociale dhe jo përmes një kallëzimi pranë Policia e Shtetit.
Situata mbetet e paqartë, ndërsa reagimet në rrjet kanë qenë të shumta, mes shqetësimit dhe skepticizmit për seriozitetin e këtyre pretendimeve.







