Presidenti Trump nuk u informua për sulmin e fundit të Ukrainës ndaj Rusisë, konfirmoi të dielën rrjeti NewsNation. Një zyrtar i administratës i tha gazetares së NewsNation, Tanya Noury, se presidenti nuk u njoftua paraprakisht për sulmin me dronë, i cili sipas një zyrtari të sigurisë ukrainas shkatërroi mbi 40 avionë thellë brenda territorit rus, sipas agjencisë Associated Press.
Në muajt e parë të mandatit të tij të dytë, Trump dhe administrata e tij kanë bërë përpjekje për një përfundim të luftës mes Ukrainës dhe Rusisë. Lufta, e cila nisi gjatë mandatit të ish-presidentit Biden, sapo ka kaluar vitin e tretë.
Trump, i cili më parë ka folur pozitivisht për presidentin rus Vladimir Putin, së fundmi ka shprehur pakënaqësi ndaj tij.
“Gjithmonë kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me Vladimir Putinin e Rusisë, por diçka i ka ndodhur. Është çmendur fare!” shkroi Trump javën e kaluar në platformën e tij, Truth Social.
Sipas AP-së, sulmi ukrainas ishte planifikuar prej një viti e gjysmë, me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky që e ka mbikëqyrur personalisht, sipas zyrtarit të sigurisë.
“Po bëjmë gjithçka për të mbrojtur pavarësinë tonë, shtetin tonë dhe popullin tonë. I përcaktova detyrat për periudhën e afërt,” tha Zelensky të dielën në një postim në platformën sociale X. / The Hill
Bodyguardi i Ramës, Feti Zeneli, largon shefin Ermal Onuzi Një lëvizje e papritur ka ndodhur…
Spastrime me “projektligj” në diplomaci Në gusht të vitit 2024, kryeministri Edi Rama lavdëroi diplomacinë…
Elona Caslli Në paradhomën e daljeve të rezultateve në provimet e maturës, do të shohësh…
A shadowy name appearing in SPAK’s files In the latest documents obtained from the…
Një emër në hije që shfaqet në dosjen e SPAK Në dokumentet e fundit…
Trafiku i drogës në Finlandë, dyshohet se drejtohej nga një emër i njohur në fushën…