Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar Iranin që të pranojë një marrëveshje bërthamore “para se të mos mbetet asgjë”, duke sugjeruar se sulmet e mëtejshme izraelite ndaj vendit do të jenë “akoma më të përgjakshme”.
Në një postim në Truth Social të premten herët në mëngjes, Trump shkroi se udhëheqësit iranianë nuk e dinin çfarë po i priste. Ai theksoi se tani janë të gjithë të vdekur dhe se situata vetëm do të përkeqësohet.
“Ka pasur tashmë shumë vdekje dhe shkatërrim, por ende ka kohë që kjo masakër të marrë fund, përpara se të ndodhin sulmet e ardhshme, të cilat do të jenë edhe më brutale. Irani duhet të bëjë një marrëveshje, përpara se të mos mbetet më asgjë, dhe të shpëtojë atë që dikur njihej si Perandoria Iraniane”, tha Trump.
Bisedimet për një marrëveshje të re bërthamore me Iranin janë intensifikuar javët e fundit, por këmbëngulja e Teheranit për të pasur të drejtën e pasurimit të uraniumit është kthyer në një pengesë madhore.
Postimi i Trump në Truth Social:
I dhashë Iranit shans pas shansi për të bërë një marrëveshje. U thashë atyre, me fjalët më të forta të mundshme, ‘thjesht bëjeni’, por sado që u përpoqën, sado që u afruan, nuk arritën ta finalizonin. U thashë se do të ishte shumë më keq se gjithçka që ata kishin parë, prisnin apo u ishte thënë. SHBA prodhon pajisjet më të mira dhe më vdekjeprurëse ushtarake në botë, PA KRAHASIM, dhe Izraeli ka shumë prej tyre, me shumë të tjera që po vijnë. Dhe ata dinë si t’i përdorin.
Disa ekstremistë iranianë folën me guxim, por nuk e kishin idenë çfarë i priste. Tani janë të gjithë TË VDEKUR, dhe do të bëhet vetëm më keq! Deri tani ka pasur shumë vdekje dhe shkatërrim, por ende ka kohë që kjo masakër të përfundojë, përpara se të ndodhin sulmet e ardhshme, të cilat do të jenë edhe më brutale.
Irani duhet të bëjë një marrëveshje, përpara se të mos mbetet asgjë, dhe të shpëtojë atë që dikur njihej si Perandoria Iraniane. Mjaft më me vdekje, mjaft më me shkatërrim, THJESHT BËJE, PËRPARA SE TË JETË SHUMË VONË. Zoti ju bekoftë të gjithëve!”.
Raketat balistike të lëshuara nga Irani në drejtim të Izraelit, kanë lënë dhjetëra qytetarë izraelitë…
Mesazhet e zbuluara në telefonin e shtetases Adela Ruko, bashkëshortes së ish-kreut të ARRSH-së të…
ryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u ka bërë thirrje iranianëve që t’i kundërvihen regjimit në Teheran…
drejtim të qyteteve kryesore të Izraelit në valën e parë hakmarrëse të Teheranit, që erdhi…
Piramida e udhëheqjes iraniane u shkatërrua pothuajse plotësisht pas sulmit të Izraelit. Media shtetërore iraniane…
Duhet se Izraeli ka nisur sërish sulme të reja mbi Iran. Lajmi raportohet nga BBC,…