Bota

Trump paralajmëron shitjen e “Teslas” që bleu në mars

As nuk mendoj të flas ndonjëherë me Elonin e shkretë!

Marrëdhëniet mes Donald Trump dhe Elon Musk vijojnë të jenë të acaruara.

Presidenti i tha CNN këtë mëngjes se “as nuk po mendon” për miliarderin Elon Musk dhe nuk do të flasë më me të.

As nuk po mendoj për Elonin. Ai ka një problem. I shkreti ka një problem”, tha Trump.

Komentet vijnë pas një dite në të cilën Trump dhe Musk shkëmbyen kritika të ashpra në mediat sociale, ndërsa marrëdhënia e tyre u përkeqësua publikisht.

Në një telefonatë të shkurtër me CNN, Trump foli për raportin e ardhshëm të punësimit, inflacionin dhe çmimet e benzinës.

I pyetur nëse kishte pasur ndonjë telefonatë me Musk, ai u përgjigj: “Jo. Nuk do të flas me të për një kohë, mendoj, por i uroj gjithë të mirat.”

Sipas një burimi, aktualisht nuk ka asnjë telefonatë të planifikuar midis Presidentit Donald Trump dhe Elon Musk.

Disa njerëz pranë Trump dhe Musk shpresojnë se një telefonatë mund t’i japë fund grindjes së tyre të vazhdueshme dhe shpërthyese. Ka pasur një përpjekje nga ana e disa personave të afërt me të dyve për të organizuar një të tillë, sipas njerëzve të njohur me çështjen.

Teksa miqtë e dikurshëm u përballën online dje, aleatët e tyre të përbashkët kërkuan të ndërmjetësonin në heshtje një armëpushim.

Ndërkohë CNN raporton se Presidenti Donald Trump po planifikon të heqë qafe Teslën që bleu në mars, tha një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë për CNN. Automjeti i kuq mund të shitet ose ndoshta të dhurohet, tha një zyrtar tjetër.

Që nga mëngjesi i sotëm, Tesla ishte ende e dukshme e parkuar në Ëest Executive Driveëay. Trump më parë u kishte lejuar disa prej anëatrve të stafit të tij ta përdornin makinën.

“Duke bërë një xhiro me Teslën e Presidentit Trump me @PressSec”, postoi Margo Martin në X në maj , duke ndarë një foto nga brenda makinës së bashku me sekretaren e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

Në mars, Trump e transformoi South Laën në atë që i ngjante një salloni ekspozite Tesla, një gjest i dukshëm ndaj Musk, këshilltarit të tij të atëhershëm. Më vonë atë ditë, Trump njoftoi publikisht se po blinte një Tesla dhe madje kishte blerë një Cybertruck për mbesën e tij.

Recent Posts

  • Sport

SILVINJO: Krenar për lojtarët që kemi

Braziliani nuk i frikësohet Serbisë: Formacionin e kam në mendje Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo doli…

8 hours ago
  • Our Story

Ndërron jetë ish-bashkëshorti i Grida Dumës

Ditën e sotme ka ndërruar jetë diplomati Ilir Shqina. Shqina ka qenë ish-bashkëshorti i Grida…

9 hours ago
  • Denoncime

Shefja e ASHK Lezhë, detyron stafin të punojë për Bajram

ASHK Lezhë punon në Kurban Bajram: Publik.al | Investigim denoncues | 6 Qershor 2025 Një…

12 hours ago
  • Flash News

Rrogozhinë, zbardhet dëshmia e autorit: Qeni i tyre më shqetësonte

Është zbardhur dëshmia e autorit i cili plagosi çiftin e bashkëshortëve Gosë, Rrogozhinë. Shpëtim Osma ka…

12 hours ago
  • Publik News Albania

Vlorë/Arrestohet 28-vjeçari, shpallet në kërkim tutorja kineze

Një 28- vjeçar i identifikuar si Fatjon Spahu është arrestuar nga Policia e Vlorës dhe…

13 hours ago
  • Lajme

Kryeministri Rama: Shqipëria në krye të Europës

Për rritjen e flukseve turistike, +136% krahasuar me periudhën para pandemisë Shqipëria vijon të jetë…

14 hours ago