Trump pret Kancelarin e Gjermanisë Friedrich Merz

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, ndodhet sot në Uashington për një takim zyrtar me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Takimi po zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë dhe përbën takimin e parë ballë për ballë mes dy liderëve.

Vizita nisi me pritjen zyrtare dhe shtrëngimin e duarve përpara kamerave, ndërsa më pas të dy udhëheqësit dhanë deklaratat e para për shtyp në Zyrën Ovale. Më pas, pritet zhvillimi i një takimi të zgjeruar mes delegacioneve të dy vendeve.

Bisedimet vijnë në një moment të ndjeshëm për zhvillimet ndërkombëtare, ku në fokus janë çështje si lufta në Ukrainë, siguria evropiane dhe marrëdhëniet tregtare transatlantike.

Sipas mediave amerikane, përfshirë CNN, takimi pritet të ketë rëndësi të veçantë për përcaktimin e kursit të bashkëpunimit mes dy aleatëve kryesorë në NATO, në një kohë sfidash të mëdha për sigurinë globale.

Publikuar nga Publik Media