Trump ultimatum Iranit: Dorëzohu pa kushte!

Presidenti i ShBA, Donald Trump i ka dërguar një ultimatum Iranit në lidhje me zhvillimet e fundit dhe konfliktin me Izraelin.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Trump, i ka kërkuar Iranit që të “dorëzohet pa kushte”, duke i dhënë mesazh të qartë me shkronja kapitale.

Më herët, Trump shkroi në Truth se Shtetet e Bashkuara kishin mundësinë për të ekzekutuar liderin shpirtëror, Ali Khamenei, po nuk kishin dashur që ta bënin këtë gjë.

“Ai është një shënjestër e lehtë, por është i sigurt atje. Ne nuk do ta vrasim! Të paktën jo për momentin”

“Por ne nuk duam që raketat të godasin drejt civilëve ose ushtarëve amerikanë”, tha Trump.

“Durimi ynë po sosur. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”, përfundoi ai.

Publikuar nga Publik Media