Pas një lufte të gjatë me jetën, zemra e Artan Lames pushoi së rrahuri këtë të premte. Lame, i njohur për kontributin e tij në fushën e trashëgimisë kulturore dhe urbanistikës, ishte në gjendje kome cerebrale pas një ndërhyrjeje të ndërlikuar kirurgjikale.Lajmin e hidhur e konfirmuan bashkëshortja e tij, Mirela, dhe nëna, Diana Lame. Në një reagim prekës në rrjetet sociale, nëna e tij tregoi se deri në momentet e fundit, Artani kishte ruajtur një qetësi shpirtërore, i përkushtuar ndaj pasionit të tij për Muzeun e Tiranës.“Shpresoja sepse më premtoi që do të kthehej. Më tha: ‘Nuk e kam mendjen te e nesërmja (që do operohej), jam mirë, jam i qetë, por po përqendrohem te Muzeu’. Edhe nga gjumi ta zgjoje, për Muzeun fliste. Kur Tanin të ma sjellin këtu, do t’ju bëjmë të ditur procedurat e mëtejshme,” shkroi Diana Lame në Facebook.Trupi i pajetë i Artan Lames pritet të mbërrijë të shtunën në Shqipëri. Arkmorti është nisur nga Gjermania përmes rrugës tokësore.PublikMedia i shpreh ngushëllimet më të thella familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të Artan Lames një njeri që la gjurmë të pashlyeshme në jetën kulturore dhe institucionale të vendit.
