Një krizë që s’ka lidhje me sezonin, por me shpopullimin.
Në pamje të parë, gjithçka duket perfekte: Shqipëria ka hyrë në hartën globale të turizmit, dhe fluksi i turistëve të huaj është në rritje eksponenciale. Polakët, çekët, spanjollët, francezët e deri izraelitët mbërrijnë çdo ditë nëpër portet, aeroportet dhe kufijtë tanë për të shijuar bregdetin dhe natyrën shqiptare.
Por pas kartolinës me ngjyra dhe drone, fshihet një realitet më i ftohtë: nuk ka kush t’u shërbejë.
Shpopullimi po zbraz edhe sektorin e turizmit
Operatorët turistikë konfirmojnë: mungesa e fuqisë punëtore është tashmë kriza më e madhe. Ndërsa Shqipëria prodhon turistë për Greqinë, Gjermaninë e Italinë, hotelet në Ksamil e Durrës po “importojnë” staf nga Nepali, Filipinet dhe Afrika.
Rritje pa përgatitje infrastruktura nën presion
Turizmi po rritet me 10-15% çdo vit, por Shqipëria është ende me një aeroport funksional, rrugë rurale të papërfunduara dhe destinacione të rëndësishme që mbeten të paarritshme ose të tejmbushura.
Turizmi pa bujqësi një ekonomi që ushqehet me import
Edhe pse të huajt po e shijojnë ushqimin “tradicional” shqiptar, produktet e shërbyera janë gjithnjë e më shumë të importuara. Sepse bujqësia shqiptare është në tkurrje të vazhdueshme.
Në vend që turizmi të nxisë prodhimin vendas, Shqipëria po bëhet një destinacion ku e vetmja gjë që është “lokale” është pamja – jo ajo që hahet, pihet apo shërbehet.
Shqipëria po i bie vetes nën këmbë
Shqipëria po shndërrohet në një vend ku turizmi rritet, por shqiptarët largohen.
Nëse nuk zgjidhet shpejt çështja e fuqisë punëtore, mungesës së investimeve në arsim profesional dhe bashkërendimit të sektorëve mbështetës (si bujqësia, transporti, agropërpunimi), vendi do të përballet me një paradoks të hidhur:
Një destinacion turistik që s’ka më shqiptarë për ta përfaqësuar.
Projektuesit e ferrit të djeshëm, na shesin projektet në parajsën e demokracisë Nga Agim Baçi…
Skema e Interkoneksionit: Si Marin Gjonaj dhe Info Telecom kontrolluan trafikun ndërkombëtar të thirrjeve Nga…
Dy nga tre fituesit e mëparshëm të këtij kompeticioni takohen në Allianz Arena në Mynih…
Qytetarët kërkojnë zgjedhje të parakohshme Dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur në qendër të Madridit për…
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u bën thirrje qytetarëve të mos japin kodet bankare Autoriteti…
Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në zonën e “Qytet Studenti” në Tiranë,…