27 vjeçari i cili u arrestua nga policia e Pogradecit pasi në makinën e tij u gjet një pako kokainë, pistoleta e një silenciator nuk është emër i panjohur për policinë.
9 vite më parë, i Fabian Muçollari vrau me kallashnikov një 17 vjeçar për shkak të një sherri për një vajzë.
E pasi ka përfunduar dënimin, Muçollari duket se i është rikthyer jetës së krimit duke shpërndarë lëndë narkotike në qytetin e Pogradecit.
Gjate kontrollit të automjetit dhe të banesës në lagjen nr. 1, Pogradec, Fabian Muçollarit iu gjetën në një çantë krahu një shufër metalike me mbishkrimin “Policia”, 2 armë zjarri pistoletë, 1 silenciator, 3 krehra, 1 shkop metalik, një pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, 5 aparate celularë, 2 karta banke, 1 pasaportë biometrike dhe një shumë parash (lekë, euro dhe dollarë australianë).
E vrava s’e bënte si epror…’
Rreth 11 vite më parë, më 14 shtator 2016, Fabian Muçollari, atherë vetëm 17-vjeç, ekzekutoi brenda ambienteve të një lokali në Pogradec bashkëmoshatarin e tij, Fabio Hila.
Mollë sherri është bërë një vajzë, ndërsa konflikti mes tyre në atë kohë nisi fillimisht në rrjein social Facebook dhe përfundoi me vdekjen tragjike të 17-vjeçarit, që u ekzekutua me armë zjarri.
Ngjarja tragjike është regjistruar edhe nga kamerat e sigurisë të një biznesi aty pranë, ku dallohej momenti kur Fabian Muçllari mbërriti te lokali ku kishte lënë takimin me viktimën dhe armën e mbante poshtë një kostumi sportiv që kishte veshur. Nga ana tjetër, Fabio Hila qëndronte i ulur në një tavolinë në verandën e lokalit së bashku me disa shokë të tij.
Njëri prej tyre ka hedhur një karrige në drejtim të autorit dhe më tej ky i fundit ka nxjerrë armën. Në moment, viktima është fshehur brenda lokalit, por autori e ka ndjekur pas dhe, pavarësisht përpjekjeve të shokëve për ta ndaluar të qëllojë, ai ka hyrë brenda në lokal dhe ka shkrepur armën në drejtim të Fabio Hilës.
Më tej, në pamje dukej një nga djemtë, i cili del me armën në dorë, por edhe autori që e ndjek nga pas dhe ia rimerr atë dhe largohet me vrap. Fabio Hila gjeti vdekjen si pasojë e tre plumbave që u qëlluan ndaj tij, njëri prej të cilëve në zemër.
Sipas hetimeve në atë kohë, sherri nisi për një vajzë, shoqe e autorit, me të cilin viktima donte të kishte një lidhje. Pas grindjes në rrjetet sociale, dy djemtë u takuan përballë, duke shkaktuar dhe përplasjen fatale për jetën e 17-vjeçarit.
‘Fabion e vrava se bënte si epror, më preku në sedër’
Pas arrestimit Fabian Muçollari, i cili vrau me armë zjarri bashkëmoshatarin e tij, hodhi dritë të plotë mbi ngjarjen dhe shkaqet e saj.
Dy djemtë, Fabio Hila (viktima) dhe Fabian Muçllari (autori) mësohet se njiheshin vetëm nëpërmjet Facebook-ut.
Gjithçka e kanë nisur atje si një grindje të rëndomtë, por që më pas u kthye në një tragjedi. Kur është marrë në pyetje nga grupi hetimor Fabian Muçollari ka deklaruar se krimin e kishte kryer me një armë të cilën e mbante të fshehur në pjesën e pasme të shtëpisë ku banonte.
“Armën e kam gjetur dhe e mbaja të groposur pas shtëpisë, në Vërdovë”, është shprehur autori. Ai ka vazhduar dëshminë, duke thënë se, i nxehur pas sherrit verbal që kishte pasur me viktimën, bashkëmoshatar me të, e ka nxjerrë automatikun nga vendi i fshehtë dhe me të në dorë ka shkuar i vetëm për të vrarë Fabio Hilën.
“Fabio ngacmonte shoqen time të ngushtë. Ne nuk njiheshim me njëri-tjetrin, por e kontaktova nga Facebook-u. I kërkova fillimisht të mos e ngacmonte atë vajzën, por ai ma ktheu me ironi dhe tallje çdo përgjigje. I kërkova prapë që ta lërë të qetë atë vajzën, por nuk e ka bërë. Gjatë gjithë kohës unë i flisja seriozisht, por atij i dukej vetja epror dhe të dy u nxehëm. Nisëm të fyenim njëri-tjetrin dhe pasi e mbyllëm bisedën, unë nuk arrija të gjeja qetësi”, ka dëshmuar 17-vjeçari.
“E gjeta numrin e tij të celularit dhe e telefonova. Ai sërish më foli keq dhe i kërkova të më tregonte ku ndodhej që të sqaroheshim përballë dhe jo me llafe. Më tregoi lokalin dhe i shkova atje. Nuk ishte vetëm, por me disa shokë. Atje më tha disa fjalë që më prekën në sedër. Mendja më shkoi menjëherë tek arma që kisha fshehur mbrapa shtëpisë. Shkova te vendi ku e kisha groposur, e nxora dhe u ktheva te lokali, atje e qëllova dhe ika. Nuk e dija nëse e kisha vrarë apo jo”, është shprehur në dëshminë e tij autori i ngjarjes.
Sërish në burg
Në gjyq, Fabian Mucollari pranoi krimin dhe shfaqi pendesë dhe kërkoi gjykim të shkurtuar. Në shkurt 2017 Prokuroria kërkoi 24 vite burg për tre akuza: Vrasje në rrethana cilësuese, armëmbajtje pa leje dhe plagosje e rende me dashje. Nga aplikimi i gjykimit te shkurtuar, i akuzuari përfitoi uljen e 1/3 së dënimit dhe kërkesa përfundimtare e Prokurorisë ishte 18 vite burg të cilës i zbritet 1/3 e dënimit, si përfitim nga gjykimi i shkurtuar. Mucollari përfundimisht u dënua me 12 vite burg nga gjykata e Korçës.
E pasi ka përfunduar dënimin, Muçollari duket se i është rikthyer jetës së krimit duke shpërndarë lëndë narkotike në qytetin e Pogradecit.