U arrestua për vjedhje miliona euro, Shpresa Joanidhi leje për kompleks vilash në Jalë

Projekti firmoset nga motra e 2 ushtarëve të Suel Çelës, ka marrë edhe 60 milionë euro tendera korruptivë dhe me letra false

Shpresa Joanidhi, bashkëshorti i saj Alfred Joanidhi dhe djali i tyre Renaldo, janë bashkëpronar të kompanisë së ndërtimit dhe krimeve ekonomike Dion-Al shpk. Kompania e tyre, gjatë viteve të fundit, ka marrë rreth 60 milionë euro tendera publikë me natyrë korruptive, kryesisht me letra false, duke ndarë shuma të mëdha me drejtorë dhe kryebashkiakë si dhe duke mashtruar me zbatimin e kontratave, të gjitha këto të faktuara rast pas rasti.

Në shtator të vitit 2019, Shpresa Joanidhi u arrestuar  bashkë me disa biznesmenë të tjerë për krijim skemash mashtruese me TVSh-në. Prokuroria i akuzoi se ishin shkaktarë të miliona euro dëm ndaj shtetit. Shpresa Joanidhi konsiderohej dora kryesore e kësaj skeme mashtrimi, duke përpiluar faturat fiktive për vjedhjen e buxhetit të shtetit.

Ndalimi i këtyre shtetasve është bërë pasi këta shtetas me aktivitete të ndryshme ekonomike si: Ndërtime konstruksion godinash , ndërtime të ndryshme, import,eksport, tregëtim me shumicë e pakicë të mallrave të ndryshme industrial, ushqimore, makineri e pjesë këmbimi, pajisje elektrike, elektronike, hidraulike, lëndë të para, materiale ndërtimi kanë kryer shitje dhe blerje të faturave fiktive në total në vlerën 182.677.020 lekë me TVSH 25.704.243 lekë të reja. Shitjet janë kryer vetëm tek një subjekt tregëtar për të cilin nuk jepen të dhënat për arsye hetimi. Nga analizimi i librave të blerjes rezultoj se shoqëria në total nuk ka kryer asnjë blerje ose importe sipas deklarimeve të subjektit në organin tatimor. Subjekti gjithashtu nuk ka berë asnjë deklarim tjetër në organin tatimor“, thuhej në njoftimin e policisë.

Grupi i biznesmemëve ia hodhi drejtësisë, duke paguar ryshfet një pjesë të parave që i kishin vjedhur shtetit, rrjedhimitsht shqiptarëve. Pas daljes nga burgu, Shpresa Joanidhi, me bashkëshortin dhe të birin, vijuan aktivitetin e paligjshëm me forma të tjera mashtrimi si dhe intensifikuan pjesëmarrjen në tendera publikë, me letra false, sekserë dhe tarifa të larta ryshfeti.

Në 20 nëntor 2024 u mblodh Këshilli Kombëtar i Territorit, me në krye Edi Ramën, për të miratuar kullat dhe resortet e radhës. Përpos të tjerave, KKT ka miratuar lejen për ndërtimin e një kompleksi vilash në Jalë nga kompania Dion-Al shpk dhe një personazh anonim Admir Dida. Kompleksi i vilave në Jalë do të ndërtohet me para të dyshimta dhe mbi prona publike dhe private të përvetësuara me letra false dhe skema korrupsioni.

Ndërkaq, projekti i hajdutes së parave publike Shpresa Joanidhi për ndërtimin e një kompleksi vilash në Jalë, ka kaluar në duart e
Adelajda Rokës, e cila u emëruar në krye të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit me porosi të krimit të organizuar.

Adelajda Roka është motra e Marsel dhe Xhino Roka, të cilët u arrestuan disa ditë më parë nga SPAK, pasi kishin poste të rëndësishme në hierarkinë e bandës së Suel Çelës.

Agjencia e Zhvillimit të Territorit është një ndër agjencinë më të rëndësishme të institucioneve shtetërore dhe është përgjegjëse për dhënien e lejeve të ndërtimit në territorin e Shqipërisë.

Ndërkaq, në njoftimin e SPAK thuhet se: “Shtetasi Marsel Lulaj (alias Suel Çela.) është identifikuar si drejtuesi i organizatës, përgjegjës për menaxhimin dhe koordinimin e aktiviteteve kriminale, përfshirë vrasjet, trafikimin ndërkombëtar të drogës, kryerjen e veprimeve korruptive dhe organizimin e skemave të pastrimit të parave. Ndërkohë disa nga anëtarët me role kyçe si; Mario Çela. Fuad Verzivolli, Bujar Shega, Klaus Matishi (alias Klaus Çopja alias Kledjan Çopja), Xhino Roka.etj ishin pjesë operative e organizatës, të angazhuar në planifikimin dhe ekzekutimin e veprave të rënda penale, përfshirë vrasje me paramendim dhe trafikun e narkotikëve”.

Publikuar nga Publik Media