U përfol në media për historinë tek Ura e Lekëlit me Termetin, reagon ashpër Elda Xhakollari: Jam nënë e dy fëmijëve, mjaft më me shpifje!

Prej ditësh ka qarkulluar në rrjet  dhe më pas në mediat online një histori rozë  ku personazh ishte kryetari i Bashkisë  Termet Peçi dhe  Elda Xhakollarit. Kjo e fundit punonjëse në një bashki tjetër. Sot kjo e fundit ka reaguar ashpër në llogarinë e saj në FB duke sqaruar opinionin publik.

Në  media u aladua se bashkëshorti i  xhakollarit kishte  denoncuar në komisariat se gruaja e tij e ka tradhëtuar me ish-kryebashkiakun e Tepelenës, Tërmet Peçin.

Madje i raportua se bashkëshorti i saj kishte bërë një kallëzim penal për përdhunim me kërcënim.

Sot ka reaguar Elda Xhakollari, gruaja e përfolur në këtë ngjarje, duke përgënjeshtruar lajmet.

Xhakollari shkruan se “bashkëshorti i saj nuk e ka “kapur” me ish-kryebashkiakun e Tepelenës”.

Gruaja paralajmëron se ka denoncuar çdo person që, sipas saj, ka trilluar historinë dhe e kanë “vrarë” atë duke shkaktuar dëm emocional te familja e saj dje “dhe mbi të gjitha, tek dy fëmijët e mi të mitur”.

Statusi i saj:

Fjalët më janë mberthyer në shpirt, por tani duhet të dalin.

Prej disa ditësh, jam bërë subjekt i lajmeve të pavërteta dhe shpifëse që kanë qarkulluar nëpër portale dhe rrjete sociale.

Një situatë e thjeshtë pune është keqinterpretuar, është nxjerrë jashtë çdo konteksti dhe është kthyer në një histori që nuk ka lidhje me realitetin tim.

Ajo që më dhemb më shumë nuk është vetëm përmbajtja e këtyre lajmeve, por dëmi emocional që kanë shkaktuar  tek unë, tek familja ime, dhe mbi të gjitha, tek dy fëmijët e mi të mitur.

Ata nuk kuptojnë pse nëna e tyre përflitet. Nuk kuptojnë pse njerëzit flasin pa ditur, pse shpifet pa asnjë fakt.

Por ata ndiejnë gjithçka. Dhe kjo më copëton më shumë se çdo gjë tjetër.

Unë nuk kërkoj mëshirë. Kërkoj drejtësi. Kërkoj ndjeshmëri.

Kërkoj që njerëzit të mos gjykojnë pa ditur, të mos lëndojnë pa arsye, të mos shpërndajnë gënjeshtra që shkatërrojnë jetë të vërteta.

Ndërhyrjet kirurgjikale kthehen në tragjedi

Asgjë nga ato që janë thënë për mua nuk është e vërtetë.

Çdo hap i nevojshëm ligjor është duke u ndërmarrë  jo për hakmarrje, por për të mbrojtur të vërtetën dhe për të thënë: MJAFTE MË!

Dua të theksoj qartë: Bashkëshorti im nuk ka bërë asnjëherë deklaratat që pretendohet se janë thënë prej tij në media.

Çdo fjalë që i atribuohet atij është një trillim.

Për këtë do të ndiqen të gjitha rrugët ligjore, penale dhe civile – kundër autorëve të shpifjeve, por edhe kundër atyre që i kanë përhapur me vetëdije.

Ky është një sulm i koordinuar, i ulët dhe i tmerrshëm   jo vetëm ndaj meje si individ, por ndaj të gjithë familjes sime. Veçanërisht ndaj fëmijëve të mi, të cilët janë ekspozuar padrejtësisht ndaj dhunës publike.

Nuk do të lejoj më askënd të më përdorë si “kavje” për gjykime në portale që bëjnë “lajme” me kafe dhe komente në Facebook.

Asnjë hap nuk do të mbetet pa ndjekur.

Dinjiteti im, puna ime dhe familja ime nuk janë për t’u prekur.

Ky nuk është thjesht një sulm ndaj meje.

Është një atentat ndaj së drejtës për privatësi, ndaj etikës, ndaj të vërtetës.

Familja ime është lënduar rëndë – dhe ky dëmtim nuk do të kalojë pa u trajtuar institucionalisht dhe ligjërisht.

Unë nuk do të hesht.

Asnjë portal, asnjë komentues, asnjë njeri që përdor “lirinë e fjalës” për të shpifur nuk do të mbetet pa përgjigje.

Dinjiteti im nuk është në shitje. E vërteta do të dalë. Drejtësia do të vihet në vend.

Është shumë e lehtë të gjykosh dikë nga pas një ekrani. Shumë e lehtë të luash moralistin. Por nuk është aspak e lehtë të përballosh këtë lloj dhune publike.

Unë po e bëj  për fëmijët e mi, për dinjitetin tim dhe për çdo njeri që është gjykuar padrejtësisht në heshtje.

Ju lutem:

Në vend që të përhapni dhimbje – përhapni mirëkuptim.

Në vend të shpifjes  përhapni kujdes.

Shpifja nuk është lajm. Shpifja është dhunë.

Unë nuk jam një titull portali.

Jam një nënë, një bijë, një njeri. Dhe e them me zë të plotë:

Gjithçka që është publikuar për mua është e pavërtetë. Një shpifje. Një padrejtësi.

Faleminderit nga zemra të gjithëve që më kanë qëndruar pranë me fjalë mbështetjeje e dashamirësie.

Kjo ka më shumë rëndësi sesa mund të përshkruaj me fjalë.

Për ata që u gëzuan me dhimbjen time si grua, si nënë, si njeri, kam vetëm një gjë për të thënë:

Do vijë dita që do t’ju vijë turp nga vetja.

Unë nuk jam si ju. Dhe sado që tentuat të më thyenit, nuk mund të më bëni si vetja.

Publikuar nga Publik Media