Ishte në krye të detyrës, ndahet nga jeta pediatri i QSUT Bashkim Nezaj

Një lajm i hidhur vjen nga QSUT-ja, ku mjeku i njohur pediatër Bashkim Nezaj, është ndara nga jeta në mënyrë të parakohshme, teksa ishte në krye të detyrës. Gazetari Elton Qyno ka bërë një shënim prekës.
Nga Elton Qyno
Sa trishtim sot.
U shua në krye te detyrës, gjatë turnit të Rojes (Natën) në Spitalin Pediatik të Fëmijëve, Dr. Bashkim Nezaj.
Një mjek Pediatër dhe Tropojan Babaxhan nga një familje me vlera në rrethin e Bajram Currit, që preku qindra mijëra zemra fëmijësh nga e gjithë Shqipëria.
Ikje e parakohshme, jo vetëm për familjen dhe miqtë, por dhe për sistemin mjekësor Pediatrik në Qëndrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë.
Bashkim Nezaj, shërbeu pranë fëmijëve deri në sekondat e fundit të jetës së tij dhe pranë fëmijëve zemra e tij u dorëzua gjatë orëve të natës.
Mirënjohje pa fund Dr. Bashkimi nga familja jonë, për përkushtimin, këshillat, vizitat orar pa orar që keni kryer ndaj dy djemve tonë.
Pas çdo telefonate apo mesazhi, ju kurrë nuk thatë jam i zënë.
I lehtë të qoftë dheu në Tropojën Tuaj, Dr. Bashkimi.
Mirënjohje!
Ngushëllime familjes dhe të afërmve.