Ministria ruse e Mbrojtjes tha se këmbimi i të burgosurve të luftës për të cilin u pajtua me Ukrainën më 2 qershor ka nisur. Moska tha se një numër i paspecifikuar i të burgosurve, nën moshën 25-vjeçare, do të këmbehen me ushtarët ukrainas.
“Në përputhje me marrëveshjet ruso-ukrainase të arritura në Stamboll më 2 qershor, grupi i parë i ushtarëve rusë nën moshën 25-vjeçare janë kthyer nga territori që kontrollohet nga regjimi i Kievit. Në këmbim, një numër i ngjashëm i të burgosurve të luftës nga Forcat e Armatosura të Ukrainës janë transferuar”, tha Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi më 9 qershor.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, që orë më parë shprehu skepticizëm për një rezultat të mirë, konfirmoi se këmbimi ishte në zhvillim e sipër. Ai deklaroi se këmbimi i të burgosurve do të “vazhdojë në disa faza gjatë ditëve në vijim”.
“Po bëjmë çmos për t’i kthyer të gjithë. Po punojmë për këtë në të gjitha nivelet. Duhet t’i kthejmë në shtëpi të gjithë ata që janë në robëri. Faleminderit të gjithëve ata që po na ndihmojnë.Ne presim zbatim të plotë të marrëveshjeve humanitare të arritura gjatë takimit në Stamboll”, shkruan presidenti ukrainas.
Procesi është mjaft i ndërlikuar, me shumë detaje të ndjeshme, dhe negociatat vazhdojnë çdo ditë. Ne presim zbatim të plotë të marrëveshjeve humanitare të arritura gjatë takimit në Stamboll”, shtoi ai.
Zyrtarët rusë kanë akuzuar Kievin se po zvarrit procesin e këmbimit të të burgosurve të luftës dhe kthimin e trupave të ushtarëve të rënë. Ata thonë se Rusia veçse i ka ofruar Ukrainës një listë me 640 të burgosur ku me prioritet janë të plagosurit, të sëmurët rëndë dhe të rinjtë që do të këmbehen fillimisht.
Ukraina ka hedhur poshtë akuzat se po zvarrit procesin, teksa Shtabi Koordinues i Ukrainës për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës ka vlerësuar se pretendimet e Rusisë nuk përputhen me realitetin apo me marrëveshjet e arritura më parë.
Sipas zyrtarëve ukrainas, megjithëse të dyja palët janë pajtuar në parim për kthimin e pothuajse 12.000 ushtarëve të vrarë pas bisedimeve për paqe në Stamboll, nuk ishte caktuar asnjë datë specifike për këmbim.
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka akuzuar Moskën se po përpiqet “të rishkruajë” marrëveshjet e arritura në Stamboll dhe të krijojë “pengesa artificiale dhe deklarata të rreme” me qëllim që të shtyjë procesin. Kjo ministri ka paralajmëruar se nëse Rusia shkel premtimet e dhënave, e vë në pikëpyetje besueshmërinë e ekipit negociator rus./REL
Investigim i publik.al Në hijen e verës dhe nën aromën e spërkatjes kundër mushkonjave, po…
"Shorti vip" që përjashtoi Tifozat Kuqezi dhe mbushi stadiumin me klientelën e dhe të njohurit…
Kati i dytë në Durrës mbi Adriatik i konfiksuar nga SPAK Shteti ka nxjerrë me…
Në Tiranë, pastrimi i parave nuk ndodh më nëpër kasaforta të fshehura apo kamionë…
Kash Patel: Do të ketë transaprencë totale për ‘Russiagate’ Nuk ka qetësi për Edi Ramën.…
Kreu i PD Sali Berisha është thirrur nga SPAK nesër në orën 10:00 për tu…