Ukraina fiton dhe e lë Belgjikën në fund të tabelës

Ukraina fitoi 2-1 ndaj Sllovakisë, në një ndeshje të luftuar deri në sekondat e fundit të takimit.

Gjithçka erdhi me përmbysje në pjesën e dytë, teksa të parën e mbyllën në avantazh sllovakët me golin e Schranz.

Në të dytën ukrainasit reflektuan. Ishte Shaparenko që barazoi me golin e minutës së 54’, teksa Yaremchuk vulosi gjithçka.

Kjo fitore, e ngjit Ukrainën në vendin e dytë me 3 pikë, po aq sa edhe Rumania kryesuese, apo edhe Sllovakia e vendit të tretë. Vendi i fundit mbahet nga Belgjika, që nuk ka ende asnjë pikë.

Publikuar nga Publik Media