Ukraina ka hedhur poshtë kushtet e paraqitura nga Rusia për paqe gjatë raundit të dytë të bisedimeve në Stamboll, duke i cilësuar ato si ‘ultimatume jorealiste’ që nuk kontribuojnë në ndalimin e luftës.
Ministri i Jashtëm ukrainas, Andriy Sibikha, e bëri të qartë në një postim në platformën X se këto kërkesa të Rusisë janë të papranueshme dhe nuk përfaqësojnë një përpjekje të vërtetë për të arritur një marrëveshje paqeje.
“Në vend që t’u përgjigjej propozimeve tona konstruktive në Stamboll, pala ruse paraqiti një sërë ultimatumesh të vjetra që nuk e sjellin situatën më afër paqes së vërtetë,” tha Sibikha.
Ai shtoi gjithashtu se kjo qasje e Moskës bie ndesh me premtimet e mëparshme, përfshirë ato ndaj SHBA-së, për të sjellë në tryezë një propozim realist dhe të zbatueshëm.
Demi miliona euro për buxhetin e shtetit Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit kemi shkelje…
Presidenti i ShBA, Donald Trump priti në Zyrën Ovale kancelarin gjerman Friedrich Merz këtë të…
Tender për të goditur Erion Veliajn Takimi i Edi Ramës me administratën dhe punonjësit e…
Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, ndodhet sot në Uashington për një takim zyrtar me Presidentin…
KISH hap garën për rijetëzimin e tre stadiumeve të tjerë, skema si tek “Arena Kombëtare”…
VIDEO Kreu i Shoqatës së Turizmit ngre alarmin: Shqipëria po humbet turistët kosovarë Shqipëria po…