Vangjel Tavo i PS shpallet fitues

Tavo ka marrë 5022 vota, pra 58.62%  ndërkohë Petro Gjikuria ka marrë 3545 vota, 41.38 % 

Rama mbyll kapitullin 'Himara' me opozitën dhe grekët,

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i ri Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo

Kandidati i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo është zgjedhur kryetari i ri i Bashkisë Himarë duke i dhënë kështu fund betejës 15 mujore mazhorancë- opozitë (Athinë) që nisi me arrestimin e Fredi Belerit 12 Maj 2023.

Ai është shpallur fitues me 58.83% të votave kundrejt Petro Gjikurisë, kandidatit të opozitës së koalicionit Bashkë Fitojmë’ mori 41.17%

Sa i përket votave, në përfundim të numërimit rezultoi se Vangjel Tavo mori gjithsej 5022 vota, apo 1200 vota më shumë nga Jorgo Goro në zgjedhjet e vitit të kaluar.

Ndërsa Petro Gjikuria mori 3545 vota, apo 300 vota më pak nga Fredi Beleri.

Rama mbyll kapitullin 'Himara' me opozitën dhe grekët,Rama mbyll kapitullin 'Himara' me opozitën dhe grekët,

Pas fitores, Tavo tha se gjatë mandatit të tij si kryetar prioritet do të jetë turizmi.

Ai gjithashtu i ka ofruar dorën e bashkëpunimit, kundërshtarit të tij Petro Gjikuria për të mbajtur postin e nënkryetarit.

“Sot fitoi Himara, fituan himarjotët, dua të falënderoj të gjithë për durimin që patën të na dëgjojnë gjatë fushatës dhe që më votuan. Që sot fillojmë punën  për të gjitha ato që i kemi premtuar banorëve, të gjithë të majte e të djathë, problemet nuk kanë ngjyrë, të gjithë të bashkuar. Oferta ka qenë e sinqertë nëse Gjikuria nuk do largohet në Amerikë është i mirëpritur të bëhet nënkryetar bashkie,, bashkia ka nevojë për të majtë dhe të djathtë”, u shpreh Tavo.

Vangjel Tavo fitoi me epërsi votash në Njësinë Administrative Horë-Vranisht. 1165 vota mori kandidati socialist ose 89.20% kundrejt 141 vota të Gjikurisë, ose 10.80%.

Edhe në Lukovë diferenca mes Tavos dhe Gjikurisë ishte e ndjeshme. Në Njësinë Administrative Lukovë po numërohet kutia e fundit, teksa Vangjel Tavo i PS kryeson me 1456 vota, ndërsa Petraq Gjikuria numëron 877 vota.

Procesi i votimit për zgjedhjen e kreut të ri të Bashkisë Himarë u mbyll në orën 19:00.

KQZ ka bërë me dije se në zgjedhjet për Kryetar të Bashkisë Himarë të datës 4 gusht 2024, votuan 8333 zgjedhës, ose 37.69% e totalit të 23.074 zgjedhësve në listë.

“Raportuar 34 nga 36 QV në total”, njoftoi KQZ.

Rama mbyll kapitullin 'Himara' me opozitën dhe grekët,

Publikuar nga Publik Media