KEIT Day Hospital i njohur për standardet e tij të larta dhe cilësinë e shërbimeve në kirurgjinë estetike, vazhdon të tërheqë vëmendjen e mediave italiane. Së fundmi, programi i famshëm “Porta a Porta” i Rai Uno, i drejtuar nga Bruno Vespa, trajtoi temën e kirurgjisë estetike jashtë Italisë, ku KEIT u prezantua si një shembull i ekselencës.
https://www.youtube.com/watch?v=wJqQS9SVPu4
Dëshmitë e pacientëve italianë për KEIT
Në reportazhin e realizuar nga gazetarja Simona Decina, Tirana dhe strukturat moderne të KEIT u sollën në vëmendjen e publikut italian. Përmes një analize të thelluar, Decina u ndal te pyetja kryesore: “Pse italianët zgjedhin KEIT?” Përgjigjet e pacientëve ishin një dëshmi e qartë e besimit dhe kënaqësisë që kjo klinikë ka krijuar ndër vite.
Një pacient, i cili kreu një rimodelim hunde, u shpreh:
“Zgjodha KEIT pasi ma sugjeruan disa miqtë e mi që ishin shumë të kënaqur nga shërbimi.”
Ndërsa një tjetër paciente, që kreu zvogëlimin e gjoksit, deklaroi:
“Në Itali më kërkuan rreth 8 mijë euro për të njëjtën ndërhyrje, ndërsa në KEIT e kam kryer me gjysmën e tarifës.”
Në përfundim të materialit, gazetarja Decina tha:
“Shumë klinika estetike ekzistojnë në Tiranë, shumë të tjera janë hapur dhe mbyllur, por askush nuk ofron standardet e asaj që ne vizituam.”
Media italiane për KEIT
vizive apo të shkruara. Kujtojmë se vetëm para disa javësh, e përditshmja më e madhe në Itali, Corriere della Sera i ka kushtuar një artikull KEIT duke e cilësuar këtë të fundit si perandori të kirurgjisë estetike. Është i madh numri i gazetave të rëndësishme italiane të cilat ndër vite i kanë bërë jehonë KEIT dhe po njësoj kanalet televizive më të mëdha me emisionet e tyre si: Rai Due në vitin 2017 në emisionin “Nemo – Nessuno Escluso” me Enrico Lucci, “La Vita in Diretta” në vitin 2019 me Lorella Cuccarini, këtë vit “Dritto e Rovescio” në Rete 4 me Paolo Del Debbio dhe “L’aria che tira” në La 7 me Davide Parenzo.
Përveç jehonës që bën si pasojë e standardit të ndërtuar ndër vite, KEIT është bërë tashmë referim për investitorët e huaj për ta konsideruar Shqipërinë si një mundësi për të zhvilluar projektet e tyre.
Disa nga emisionet dhe mediat prestigjioze që kanë trajtuar aktivitetin e KEIT ndër vite përfshijnë:
•Rai Due (2017) – “Nemo – Nessuno Escluso” me Enrico Lucci
•Rai Uno (2019) – “La Vita in Diretta” me Lorella Cuccarini
•Rete 4 (2023) – “Dritto e Rovescio” me Paolo Del Debbio
•La 7 (2023) – “L’aria che tira” me Davide Parenzo