Erion Veliaj duket se nuk ka skrupuj as kur bëhet fjalë pë5r lodrat e fëmijëve. Ndonëse kujdeset që publikisht të dalë si një dashamirës ndaj të vegjelvë, në të vërtetë Veliaj vjedh para dhe me tenderat e organizuara me blerjen e lodrave të tyre.
Bëhet fjalë për një tender të organizuar nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, insitucion në varësi të Bashkisë Tiranë. Tenderi mban numrin e referencës REF-84342-10-19-2023 dhe ka si objekt “Blerje paisje lodra, paisje rekreative dhe element Urban”.
Fondi limit është caktuar në vlerën 4,995,667 lekë të reja pa TVSH ose gati 60 milionë lekë të vjetra. Nëse shfletojmë dokumentacionin përkatës vihet re se në garë kanë marrë pjesë vetëm dy firma. Këtu fillon dhe bëhet çështja interesante.
Nga këto dy firma, fituese është shpallur ajo që ka dhënë ofertën më të lartë. Bëhet fjalë për Nexhmedin Sadiku, person fizik, që ka fituar me ofertën në vlerën 4,746,810 lekë të reja pa TVSH ose gati 57 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH.
Por përveçse ka patur mungesë konkurrence me pjesëmarrjen e vetëm dy konkurrentëve, përveçse ka fituar oferta më e lartë, dyshimet shtohen Akoma më tej edhe për një fakt tjetër. Rezulton se vlera fituese është sa 95% e fondit limit, duke i shtuar përsëri dyshimet se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar.