Në listën e gjatë të tenderëve që Erion Veliaj u përpoq t’i kthente në dhuratë për klientelën e tij politike dhe financiare, por që u ndërprenë me arrestimin e tij nga SPAK, një emër dallohet për absurdin dhe aromën e fortë të pazareve të vogla me para të mëdha: “Shporta e bebeve”.
Ky tender me objekt “Shporta e Bebeve” kishte një fond limit prej 24.8 milionë lekësh dhe u hap më 6 nëntor 2024. Në garë morën pjesë dy operatorë: “FUFARMA” e Isuf Berberit dhe “PAB Tirana”. Oferta më e ulët – 19.9 milionë lekë – u paraqit nga “PAB Tirana”, por komisioni i prokurimit, i kontrolluar nga Veliaj, e skualifikoi nën një pretekst absurd: marrëveshja e furnizimit e nënshkruar pas hapjes së ofertave, ndonëse ligji kërkon vlefshmëri në momentin e kontratës, jo të ofertës.
Në këtë mënyrë, “FUFARMA” u shpall fituese me ofertën gati në kufi me fondin limit. Ishte 24.8 milionë lekë. Por pagesa finale, ajo që bashkia e Tiranës përfundimisht do të likuidojë nga taksat e qytetarëve, është më e kripur: 29.8 milionë lekë – afro 60 milionë lekë më shumë se oferta e skualifikuar.
Shporta e foshnjave në duart e një emri të vjetër
Por kush është Isuf Berberi? Emër i njohur në qarqet e biznesit dhe prokurorisë, ai ka qenë i përfshirë në një sërë aferash që variojnë nga abuzimi me puset e naftës te mashtrimi me tendera publikë. Në vitin 2020, emri i tij u lidh me skandalin “Phoenix Petroleum Gas”, ku fatura të falsifikuara për punime të pakryera sollën një dëm prej 600 mijë dollarësh në shtet. Prokuroria kërkoi arrest për Berberin, por ai nuk u ndalua asnjëherë. Thjesht “u zhduk”, ndërkohë që firmat e tij vazhduan të fitojnë kontrata publike me miliona euro.
Një nga mbështetësit e tij më të fortë në kompani është ish-ministri socialist Leonard Solis. Ndërsa për vetë Isufin, tenderët janë një lojë e njohur. Vetëm me “FUFARMA” ka fituar 230 kontrata publike që nga viti 2019, me një vlerë totale që kalon 1.44 miliardë lekë.
Pushteti i heshtur i Anuela Ristanit
Në fillim, Ristani refuzoi të firmoste kontratën për “Shportën e Bebeve”, ndoshta për të ruajtur një profil të kujdesshëm ose për të parë se si do të rridhnin ujërat pas arrestimit të Veliajt. Por, kur kuptoi se SPAK nuk kishte ndërmend të kthente Lalin në zyrë, ndërhyri pranë Komisionit të Prokurimit Publik dhe me ndihmën e Jonaid Myzyrit edhe ky nën hetim për korrupsion e mbylli tenderin në favor të Berberit.
Ankesa e “PAB Tirana” në KPP u pranua pjesërisht më 28 shkurt 2025, dhe bashkisë iu kërkua të rivlerësonte procedurën. Por më 9 prill 2025, Myzyri urdhëroi rifillimin e procedurës pa pezullim. Në më pak se një javë, më 17 prill, Berberi u shpall sërish fitues. Më 20 maj, kontrata u firmos.
“Shporta” me flamur të kuq
Si fitoi Berberi me ofertën më të lartë?
Në datën 27 dhjetor 2024, operatorët ekonomikë pjesëmarrës në procedurën e prokurimit, janë njoftuar elektronikisht për vlerësimin e ofertave. “PAB Tirana” SHPK me ofertën 19,900,000 lekë është skualifikuar ndërsa “Fufarma” SHPK me propozimin arrogant me vlerë 24,840,000 lekë ishte kualifikuar.
Ky veprimi i Anuelës i kushton buxhetit të bashkisë afro 60 milionë lekë, sepse kompania e favorizuar e ka ofertën ngjitur me ofertën limit. Më 20 maj 2025, vlera e kontratës u fiksua në shufrën totale 29 808 000,00 lekë.
Pasi kryebashkiaku Veliaj ra në burg, pronarët e “PUB Tirana” menduam se situata do të kthehej në favor të tyre dhe e denoncuan tenderin në KPP.
Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri, që gjithashtu është nën hetim nga SPAK për korrupsion me tenderat, e shtyu vendimin derisa të kuptonte se ç’po ndodhte.
Me datë 28 shkurt 2025, KPP vendosi “Të pranojë pjesërisht ankesën e paraqitur nga OE “PAB Tirana” SHPK mbi procedurën e prokurimit”. Bashkia Tiranë urdhërohej të rivlerësojë procedurën e mësipërme të prokurimit.
Më pas, kur Anuela Ristani u stabilizua në poltronin rrotullues të kryetarit të bashkisë, ndërhyri tek Myzyri dhe më datë 9 prill 2025, u mor vendimi i PPP që të hiqet pezullimi dhe të lejohet vazhdimi i procedurës.
Më 17 prill 2025, “FUFARMA u shpall sërish fituese dhe më 20 maj u lidh kontrata. Për këto shkelje, Open data Albania e ka vlerësuar tenderin e Anuela Ristanit me “Flamur të kuq” që është shenja e riskut të korrupsionit.
“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, kështu u klasifikua procedura e prokurimit në dokumentin më poshtë:
Open Data Albania i ka vendosur kësaj procedure “flamur të kuq”, për shkak të skualifikimit të ofertës më të ulët dhe mungesës së konkurrencës reale. Procedura klasifikohet si një rast tipik i favorizimit të paracaktuar.
Në një vend ku edhe lodrat e bebeve mund të kenë pas vetes afera të mëdha, është e qartë se korrupsioni nuk njeh kufij. Ndërsa Veliaj nuk e shijoi pazarin e fundit të nënshkruar, Isuf Berberi dhe Anuela Ristani e finalizuan me mjeshtëri. Dhe me para publike, gjithmonë.
Investigim i publik.al Në hijen e verës dhe nën aromën e spërkatjes kundër mushkonjave, po…
"Shorti vip" që përjashtoi Tifozat Kuqezi dhe mbushi stadiumin me klientelën e dhe të njohurit…
Kati i dytë në Durrës mbi Adriatik i konfiksuar nga SPAK Shteti ka nxjerrë me…
Në Tiranë, pastrimi i parave nuk ndodh më nëpër kasaforta të fshehura apo kamionë…
Kash Patel: Do të ketë transaprencë totale për ‘Russiagate’ Nuk ka qetësi për Edi Ramën.…
Kreu i PD Sali Berisha është thirrur nga SPAK nesër në orën 10:00 për tu…