Përveç miliardave që i jep firmës Eco-Tiran për të mbajtur pastër qytetin, si dhe Shkëlqim Fushës për të larë sheshin, Veliaj nuk i ndal shpenzimet pa kriter që bëhen në kuadër ta pastërtisë. Kur në fakt bën pis çdo gjë kalon në dorën e tij.

Ashtu ka ndodhur edhe me tenderin e fundit me objekt “Blerje materiale pastrimi”, për Drejtorinë e Gjelbërimit, pot që është në varësi të Bashkisë Tiranë, që në këtë rast është Autoriteti Kontraktor. Veliaj ka vendosur që për të blerë këto pajisje të shpenzohen 400 milionë lekë.

Konkretisht do të blihen kosha plastikë, kaci, fshesë për merimanga, ku secili prej tyre një copë nuk kalon vlerë 500 lekë.
Ndërkohë tjetër abuzim që vihet re është tek përcaktimi i fituesit. Në dokument tregohet se këtë tender e kë fituar MALVINA VISOKA PF me ofertën 306 milionë lekë. Ajo e ka marrë tenderi në një konkurrencë të padrejtë, sepse Veliaj ka përjashtuar çdo ofertë tjetër pa iu lënë mundësi konkurrimi.

Në fakt edhe kjo ofertë fituese në fazën e parë u skualifikua, por Visoka bëri një ankesë dhe më pas Veliaj ia dha fitoren në tavolinë, pa zhvilluar një garë në bazë të ligjit. Ky tender ka marrë dhe 3 denoncime të tjerë, të cilat nuk janë marrë parasysh nga Veliaj, edhe pse KPP i ka kërkuar modifikim të kritereve.

Të gjithë denoncuesit kërkonin që të modifikohen dokumentet për shkak se ka kritere diskriminuese. Por, Veliaj për të mbyllur çështjen më shpejtë shpalli fituese njërën nga ankimueset