Politike

Veliaj zbulon kush është Nesti Angoni, aludon për Gonxhen

 

Nga qelia e paraburgimit në Durrës, ku ndodhet prej disa muajsh pas arrestimit të bujshëm, kryebashkiaku i pezulluar i Tiranës, Erion Veliaj, ka lëshuar sinjale të forta publike dhe personale. Në një video të publikuar në rrjetin TikTok – që thuhet se është shpërndarë nga vetë ai apo njerëz të afërt – Veliaj shfaqet në zyrën e tij, me një lodër plastike në formën e një rosaku në dorë, të cilin e quan “Nesti A.”, referencë e drejtpërdrejtë ndaj personit që e kallëzoi në SPAK.

“Rosaku që po mbaj në dorë quhet Nesti A. Është i vogël, qesharak, i zhurmshëm, por përballë meje duket si mizë,” shkruan Veliaj, ndërsa në sfond ka zgjedhur këngën “Mask Off”, një mesazh ironik për “shokët që e kanë tradhtuar” dhe për ata që po e sulmojnë nga distanca. “Rri i zemëruar dhe mos u qetëso kurrë”, shton ai, duke lënë të kuptohet se ndëshkimi për “tradhtarët” do të vijë.

Postimi përkon me zhvillime të reja në hetimin ndaj Veliajt. Sipas gazetares Anduena Llabani, nga përgjimet ambientale të bëra në qelinë e paraburgimit, Veliaj ka deklaruar se tashmë e ka zbuluar identitetin e personit që fshihej pas pseudonimit “Nesti A.”. Sipas saj, Veliaj ka thënë brenda qelisë se “Blendi Gonxhe është Nesti Angoni” – një akuzë e fortë që, nëse konfirmohet, mund të trazojë edhe më tej skenën politike dhe institucionale.

“Ka komunikuar dhe e ka kërcënuar”, thotë Llabani, duke cituar burime nga brenda sistemit të survejimit të sigurisë së burgut. Nëse këto komunikime përmes telefonatave apo kanaleve të tjera do të verifikohen si reale, situata ligjore për Veliajn mund të rëndohet edhe më shumë, për pengim të drejtësisë dhe kërcënim ndaj një dëshmitari apo kallëzuesi.

Ndërkohë, heshtja nga institucionet është dëshmia më e qartë se sa e tensionuar dhe e ngatërruar është kjo situatë, ku një kryebashkiak në arrest preventiv vazhdon të dërgojë mesazhe kërcënuese dhe provokative, ndërsa drejtësia duket ende e stepur për të reaguar në kohë reale.

Në fund, pyetja që ngrihet nuk është vetëm se kush është “Nesti A.”, por sa i sigurt është çdo qytetar që zgjedh të denoncojë korrupsionin dhe shpërdorimin e pushtetit, kur edhe nga burgu, të pushtetshmit arrijnë të bëjnë propagandë dhe presion.

Recent Posts

  • Bota

Tel Aviv,Raketat e Iranit plagosin dhjetëra persona

Raketat balistike të lëshuara nga Irani në drejtim të Izraelit, kanë lënë dhjetëra qytetarë izraelitë…

11 hours ago
  • Publik News Albania

Telefoni i gruas së Evis Berberit karrem për Benet Becin

Mesazhet e zbuluara në telefonin e shtetases Adela Ruko, bashkëshortes së ish-kreut të ARRSH-së të…

11 hours ago
  • Bota

Izraeli është me ju, ngrihuni dhe rrëzoni regjimin e Teheranit

ryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u ka bërë thirrje iranianëve që t’i kundërvihen regjimit në Teheran…

11 hours ago
  • Bota

Irani ka lëshuar 150 raketa në Tel Aviv

drejtim të qyteteve kryesore të Izraelit në valën e parë hakmarrëse të Teheranit, që erdhi…

12 hours ago
  • Bota

Piramida e udhëheqjes iraniane u shkatërrua plotësisht nga Izraeli

Piramida e udhëheqjes iraniane u shkatërrua pothuajse plotësisht pas sulmit të Izraelit. Media shtetërore iraniane…

13 hours ago
  • Bota

Izraeli nis një seri të re sulmesh mbi Iran

Duhet se Izraeli ka nisur sërish sulme të reja mbi Iran. Lajmi raportohet nga BBC,…

14 hours ago