Vëllai i Ferit Hoxhës fiton tender me ofertën më të lartë nga KQZ

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Një kontrast i fortë po tërheq vëmendjen në skenën politike dhe ekonomike shqiptare: ndërsa njëri prej vëllezërve përballet me akuza të rënda penale, tjetri vijon të mbajë një nga postet më të rëndësishme shtetërore në diplomaci. Bëhet fjalë për Ferit dhe Gëzim Hoxhën, ku i pari ka ndërtuar karrierë në nivelet më të larta të përfaqësimit shtetëror, ndërsa i dyti, biznesmen, ndodhet nën hetim nga Prokuroria e Posaçme.

Pavarësisht hetimeve për përfshirje në veprimtari kriminale, përfshirë dyshime për pastrim parash dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar, Gëzim Hoxha vijon të përfitojë fonde publike përmes tenderave të rëndësishëm. Një prej rasteve më të diskutuara lidhet me një procedurë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për auditimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të sigurisë së informacionit, ku kompania e tij “FIRST” u shpall fituese, edhe pse nuk kishte ofertën më të ulët.

Në garë ishte edhe një kompani tjetër me ofertë më ekonomike, por ajo u skualifikua me argumentin e mungesës së përvojës në punë të ngjashme, një praktikë që shpesh është kritikuar si mekanizëm për përzgjedhje të paracaktuara. Raste të tilla kanë ngritur dyshime mbi transparencën dhe drejtësinë e procedurave të prokurimit publik.

Një tjetër tender, me vlerë rreth 43 milionë lekë për mirëmbajtjen e moduleve të KQZ-së, e përfshin sërish emrin e Hoxhës. Edhe në këtë rast, kompania e lidhur me të është shpallur fituese, ndonëse oferta nuk ishte më konkurruese. Procedura ndodhet aktualisht në shqyrtim nga organet përkatëse.

“Nën akuzë nga SPAK-u”, vëllai (Gëzim Hoxha) i

Faksimile: Njoftimi i tenderit të KQZ-së, që i dha tenderin e auditimit dhe mirëmbajtes kompanisë FIRST të Gëzim Hoxhës

Ndërkohë, hetimet e SPAK zbulojnë një rrjet të gjerë marrëdhëniesh financiare dhe bashkëpunimesh mes kompanive të ndryshme, ku përfshihet edhe “FIRST”. Sipas dosjes hetimore, janë evidentuar transaksione të dyshimta dhe faturime që dyshohet të jenë fiktive, me qëllim përfitimin nga tendera të paracaktuar.

“Nën akuzë nga SPAK-u”, vëllai (Gëzim Hoxha) i

Faksimile: Dosja e Prokurorisë së Posaçme për grupin kriminal të AKSHI-t që zhvati miliona euro

Në dëshmitë e administruara, vetë Gëzim Hoxha ka pranuar ekzistencën e bashkëpunimeve në projekte me vlera të larta, përfshirë edhe një tender të klasifikuar me vlerë dhjetëra milionë euro. Po ashtu, ai ka pohuar pagesa të konsiderueshme që lidhen me këto procese, duke shtuar më tej hijet e dyshimit mbi mënyrën e funksionimit të këtyre skemave.

Autoritetet kanë vendosur ndaj tij masën e ndalimit të daljes jashtë vendit, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit të tij dhe të rrjetit të dyshuar. Paralelisht, janë ngritur pikëpyetje serioze mbi ndikimin e mundshëm të lidhjeve politike në përfitimin e kontratave publike.

Ky rast ka rikthyer në fokus debatin mbi transparencën, integritetin e institucioneve dhe nevojën për kontroll më të fortë në menaxhimin e fondeve publike.

“Nën akuzë nga SPAK-u”, vëllai (Gëzim Hoxha) i

Faksimile: Gëzim Hoxha po hetohet për pastrim parash në kuadër të organizatës kriminale

Publikuar nga Publik Media