Qytetari : Të merren masa, as në Afganistan nuk gjendet
Rrugët e degraduara në vend është tashmë një problem që denoncohet çdo ditë e më shumë nga qytetarët, por askush nuk merr masa për përmirësimin e infrastrukturës. Së fundmi një banor i Kukësit ka dërguar në redaksi pamje të gjendjes problematike të rrugës tek shkolla 9-vjeçare në mes të qytetit.
Denoncuesi shkruan se kjo rrugë aty ku ndodhet edhe tregu i qytetit, është lënë në mëshirë të fafit dhe në harresë nga Bashkia dhe kryetari Safet Gjici. E ndonëse sipas qytetarit, rruga ndodhet në qendër të qytetit, ajo është lënë në mëshirë të fatit.
Duke thënë se një rrugë e tillë nuk gjendet as në Afganistan, qytetari kërkon që kryetari me mandatin e radhës, të marrë masa dhe ta asfaltojë, pasi banorët çdo ditë duhet të kalojnë mes ujit dhe baltës