Video/ Pogradec, makina përfundon në liqen

Siç shihet në video, 34-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit, duke çarë barrierat anësore të rrugës dhe ka përfunduar në liqen.

Makina ku udhëtonte i riu me iniciale A. B., i cili humbi jetën si pasojë e aksidentit, shihet i përmbysur në ujë.

Njoftimi: 

Pogradec/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, automjeti që drejtohej nga shtetasi A. B., 34 vjeç, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga shtetasi A.B, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi A.B, ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Publikuar nga Publik Media