Reagimi i ambasadores së Ukrainës në Shtetet e Bashkuara, Oksana Markarova teksa ishte dëshmitare e përplasjes historike diplomatike midis Presidentit të SHBA Donald Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Shtëpinë e Bardhë të premten u bë virale menjëherë pasi bisedimet përfunduan.
Ambasadorja u shfaq e zhgënjyer ndërsa Trump kritikoi liderin ukrainas dhe paralajmëroi se ai “po luante me Luftën e Tretë Botërore”.
Të dy udhëheqësit, së bashku me zëvendëspresidentin JD Vance patën një përballje të tensionuar në Zyrën Ovale mbi natyrën e mbështetjes së SHBA për luftën e Ukrainës kundër Rusisë.
Zelensky shpresonte që nga ky takim t’i bënte thirrje SHBA-së për ndihmë të vazhdueshme, por mesa duket plani i tij nuk ka shkuar siç duhet.