Lajme

Studioja tronditet nga lëkundjet e tërmetit në Turqi

Turqia u godit të mërkurën pasdite nga disa tërmete, ku më i fuqishmi prej tyre kishte magnitudën 6.2 sipas shkallës Rihter.

Siç raportoi Drejtoria e Menaxhimit të Katastrofave dhe Situatave Emergjente të Turqisë (AFAD), përpara këtij tërmeti u ndjenë edhe dy lëkundje më të vogla.

Tërmeti më i fuqishëm, i cili ndodhi në një thellësi prej 6.92 kilometrash, shkaktoi shqetësim të madh në Stamboll dhe u ndje edhe në zonat përreth. Deri tani nuk ka raportime për dëme të mundshme.

Televizioni TGRT raportoi se një person është lënduar duke kërcyer nga ballkoni gjatë tërmetit, por kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, tha se shërbimet e emergjencës kanë nisur “vlerësimet në terren” dhe janë dërguar urime për shërim të shpejtë për të prekurit. AFAD u ka bërë thirrje banorëve të rajonit që të mos hyjnë në ndërtesa të dëmtuara.

Qytetarët turq kanë publikuar edhe pamjet e para, ku disa prej tyre përfshijnë video nga CNN Türk dhe tregojnë njerëz që vraponin në rrugët e Stambollit.

Momente tmerri ka përjetuar moderatorja e një televizioni gjatë transmetimit live.

Ndërsa studioja tronditet ajo kërkon që regjia të telefonojë mamanë e saj.

“Një tërmet i fortë sapo ndodhi, ndihet edhe në studio, të ruajmë qetësinë, Silan të telefono të lutem nënën time”, ka thënë moderatorja.

Recent Posts

  • Flash News

Shkarkim i bujshëm në Gardën e Republikës

Bodyguardi i Ramës, Feti Zeneli, largon shefin Ermal Onuzi Një lëvizje e papritur ka ndodhur…

2 hours ago
  • Statusi Publik

Rrezikohet largimi masiv i diplomatëve të karrierës

Spastrime me “projektligj” në diplomaci  Në gusht të vitit 2024, kryeministri Edi Rama lavdëroi diplomacinë…

3 hours ago
  • Publikisht(OP-ED)

Cila është drama e provimeve të maturës?!

Elona Caslli Në paradhomën e daljeve të rezultateve në provimet e maturës, do të shohësh…

4 hours ago
  • Statusi Publik

Who is Marin Gjonaj, mentioned in the SPAK corruption file?

  A shadowy name appearing in SPAK’s files In the latest documents obtained from the…

4 hours ago
  • Denoncime

Kush është Marin Gjonaj që del në dosjen e SPAK për korrupsion?

  Një emër në hije që shfaqet në dosjen e SPAK Në dokumentet e fundit…

4 hours ago
  • Flash News

Kush është kreu i grupit shqiptar që mbushi Finlandën me drogë?

Trafiku i drogës në Finlandë, dyshohet se drejtohej nga një emër i njohur në fushën…

4 hours ago