VIDEO/ Tiranë – Durrës, shkrumbohet nga flakët një automjet

VIDEO

Një aksident ka ndodhur pak më parë në autostradën Tiranë – Durrës pranë fshatit Marikaj.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, por nga pamjet dyshohet se në aksident janë përfshirë disa automjete, ndërsa njëri prej tyre është shkrumbuar nga flakët.

Nuk ka ende të dhëna nëse si pasojë e përplasjes ka apo jo persona të lënduar.

Publikuar nga Publik Media