Vijojnë përgatitjet për bisedimet

Përfundon në Stamboll takimi trepalësh Ukrainë-SHBA-Turqi.

Takimi mes përfaqësuesve të Ukrainës, Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara në Pallatin Dolmabahçe në Stamboll ka përfunduar, njoftojnë burime nga Ministria e Jashtme turke.

Bisedimet zgjatën rreth një orë dhe do të pasohet nga raundi i ardhshëm i negociatave, të ndërmjetësuara nga Ankaraja, midis Moskës dhe Kievit.

Takimi trepalësh kishte për qëllim koordinimin para bisedimeve ruso-ukrainase të planifikuara për në mesditë.

Bisedimet u udhëhoqën nga ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, dhe në to morën pjesë Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ambasadori i SHBA-së në Ankara, Tom Barrack, si dhe Përfaqësuesi i Posaçëm i SHBA-së për Ukrainën, Keith Kellogg.

Nga pala ukrainase, në tryezë ishin të pranishëm kreu i administratës presidenciale, Andriy Yermak, ministri i Mbrojtjes, Rustem Umerov, dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Andriy Sybiga.

Bisedimet në Stamboll vijnë në një moment kyç për përpjekjet ndërkombëtare për të çuar përpara një zgjidhje diplomatike të konfliktit në Ukrainë.

Publikuar nga Publik Media