Lajme

Vizita e Ramës në Hungari,Orban: Kemi një projekt shumë të madh me Shqipërinë në telekomunikacion

Gjatë deklaratës së tij, kryeministri i Hungarisë Viktor Orban vuri theksin edhe te kompanitë hungareze që operojnë në vendin tonë. Ai tha se mes shteteve ka një projekt të madh në fushën e telekomunikacionit.

“Zonja dhe zotërinj, Hungaria në frymën e një politike të përgjegjshme të fqinjësisë së mirë ka ndihmuar Bashkimin Europian duke ofruar edhe mbështetje financiare për vendet e Ballkanit Perëndimor. Pra ju nuk duhet të prisni për anëtarësimin që të përfitoni këtë gjë sepse ka një instrument tashmë nga i cili përfitojnë vendet e Ballkanit Perëndimor. Ne gjithashtu kemi diskutuar edhe bashkëpunimin tonë dy palësh. Kaq nga ana ime sa u përket çështjeve që kanë të bëjnë me Bashkimin Europian. Në lidhje me marrëdhënien tonë dypalëshe Shqipëria është një vend jo vetëm miqësor, por edhe shumë i rëndësishëm për ne sepse luan një rol shumë të rëndësishëm në sektorë të ndryshëm dhe kjo është një gjë shumë e madhe. Ne e shikojmë këtë jo vetëm se duam që firmat hungareze të jenë të suksesshme, por ne duam më shumë sesa kaq. Ne duam që firmat hungareze, kompanitë hungareze të kenë sukses në Shqipëri dhe një reputacion të mirë dhe mund t’ju them që kompanitë tona, për shembull, po ecin shumë mirë edhe në tregun e telekomunikacionit. Kemi gjithashtu edhe një projekt shumë të madh me Shqipërinë. Shqipëria dhe Egjipti do të lidhen, pra Europa dhe Egjipti do të lidhen me anën e një rrjeti të telekomunikacionit.”

Më tej, Orban shtoi se Hungaria ka lidhur rreth 50 qytete me Wizz Air dhe se ujësjellësi i Budapestit po luan një rol mjaft të mirë në Tiranë.


“Ramë dakord me kryeministrin që do të vijojmë bashkëpunimin tonë dypalësh dhe natyrisht jemi mëse të hapur që biznesmenët shqiptarë të bëhen pjesë e ekonomisë sonë dhe dëshirojmë ta rrisim rolin tonë në modernizimin e ekonomisë së Shqipërisë”, 
përfundoi ai.

Recent Posts

  • Publikisht(OP-ED)

80 MLN euro për Ëngjëllin e Ballukut; engjell1985@hotmail.com.

Nga Avdjol Dobi  tek Ëngjëll Agalliu si investitor i përshtatshëm për një projekt  miliona euro?…

60 minutes ago
  • Uncategorized

Tirana blindohet për ndeshjen Shqipëri-Serbi, 2 mijë forca në terren

Për mbarëvajtjen e rendit dhe të sigurisë në ndeshjen e 7 qershorit Shqipëri-Serbi do të…

2 hours ago
  • Publikisht(OP-ED)

Integrimi nuk është akt estetik, por stres test institucional.

Sonila  Meço Pretendimi se denoncimet e opozitës për manipulimin e zgjedhjeve dëmtojnë imazhin e Shqipërisë…

2 hours ago
  • Politike

Balla replika me Nokën: Pse nuk shkon në SPAK?

Seanca parlamentare e ditës së sotme është shoqëruar me përplasje verbale mes deputetëve Taulant Balla…

2 hours ago
  • Politike

Noka shfajësohet për disfatën: PS na grabiti me bandat

  Nga foltorja e Kuvendit, deputeti demokrat Flamur Noka ka akuzuar qeverinë për blerje votash…

2 hours ago
  • Publik News Albania

Arrestohen tre të rinj që shisnin bileta të Shqipëri-Serbi

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Attention”, duke goditur një rast të rishitjes…

3 hours ago