Vjedhjet dhe abuzimet më të mëdha në 100 e kusur vite shtet kanë ndodhur pas krijimit të SPAK…

Nga Gëzim Seferi/

Ndërkohe Ju jeni idiotët që besonit se SPAK do ndalte vjedhjet .

E vazhduat të besonit se do ndalonte vjedhjen e zgjedhjeve.

Se do ndëshkonte ata që blenë votat tuaja me thes mielli, kontratë pune dhe 50, 100, 200, 300 mijë lekëshin në derë.

Se do ndalte PPP-të dhe do kthente pas miliardat e vjedhura.

Harruat se çfarë kishte ndodhur realisht nder vite.

T’jua rrjeshtoj pak?

●Dosja 184 – Dibra

U degdis në Peshkopi, sikur aty nuk flitej për zgjedhje kombëtare, por për ndonjë sherr mbi kufirin e pronës.

●Dosja 339 – Durrësi

Krimi, zgjedhjet, bandat – të gjitha u bënë “copëza” pa përgjegjësi.

Krerët politikë?

Nëpër fushata.

●Dosja e Bajrave.

U transferua në Shkodër që të marrë frymë drejtësia, ndoshta në ajër më të pastër.

●Inceneratorët.

Më shumë se 100 milionë euro për të djegur tym.

Të arrestuarit?. Zëvendësit.

Të pasurit?

Në Dubai, ose në TV.

●Sterilizimi & Check-up-i

Me para publike u sterilizuan kontrata, jo instrumentat. SPAK kontrolloi disa letra dhe ndoshta tensionin e hajnave.

●Kontratat koncesionare

Rrugë me kosto tripluar, porte për klientët, energji për oligarkët.

Populli paguan.

Drejtësia?

Në “pritje të rezultateve”.

●Zgjedhjet 2021 dhe 2023

Patronazhistë, blerje votash, presion.

SPAK-u: “Nuk kemi prova të mjaftueshme”.

Kujto prokurorin qe manipuloi provat I cili u shperblye duke u bere pjese e SPAK-ut.

●Prona në bregdet.

Tapitë fluturojnë nga bregu në Dubai, ndërsa trashëgimtarët enden nëpër gjykata.

●Unaza e Madhe & Bashkia e Tiranës

Asfalt, fasada, palma, miliona. SPAK bën ndonjë hetim teknik, për ndonjë gabim në logon e tenderit.

…dhe pastaj erdhi 5D-ja.

Një projekt imagjinar me kosto reale.

Pa garë. Pa transparencë.

Me një firmë që ndërtoi më shumë iluzione sesa shkolla.

SPAK?

E pa nga dritarja  dhe vendosi të mos shqetësojë.

Në vend që SPAK të ndalonte vjedhjen, vuri firmën.

Një strukturë që më shumë se drejtësinë, mbron sistemin.

Publikuar nga Publik Media