Publik News Albania

Vlorë/Arrestohet 28-vjeçari, shpallet në kërkim tutorja kineze

Një 28- vjeçar i identifikuar si Fatjon Spahu është arrestuar nga Policia e Vlorës dhe është shpallur në kërkim shtetasja me kombësi kineze Fengmei Gong pasi shfytëzonin shtetase të huaja për prostitucion.

Procedohen penalisht edhe 3 shtetase të huaja që ushtronin prostitucion kundrejt pagesës.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për kapjen e shtetases së shpallur në kërkim.

Njoftim i Policisë:

Në bazë të kontrolleve të mbështetura në informacionet e inteligjencës policore, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të dhënies me qira të ambienteve për ushtrim prostitucioni, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të DVP Vlorë kanë zhvilluar planin operacional policor të koduar “Secret Flat”, si rezultat i të cilit u godit një tjetër rast në këtë fushë.

Gjatë operacionit, u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi për prostitucion”, të kryera në bashkëpunim, shtetasi F. S., 28 vjeç, banues në Tiranë. Po për të njëjtat vepra penale, u shpall në kërkim edhe shtetasja F. G., 51 vjeçe, me kombësi kineze.

Nga hetimet rezultoi se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin marrë me qira një apartament në lagjen “10 Korriku”, të cilin e kishin përshtatur për zhvillimin e aktivitetit të paligjshëm të prostitucionit.

Në këtë ambient, ata shfrytëzonin për prostitucion kundrejt pagesës tre shtetase të huaja me kombësi kineze, të cilave u kishin ofruar strehim dhe u siguronin klientët për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme.

Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori për veprën penale “Prostitucioni”, në ngarkim të tre shtetaseve të huaja H. G., B. A. dhe L. M., të cilat shfrytëzoheshin nga këta dy shtetas dhe ushtronin prostitucion kundrejt pagesës.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për kapjen e shtetases së shpallur në kërkim.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Recent Posts

  • Sport

SILVINJO: Krenar për lojtarët që kemi

Braziliani nuk i frikësohet Serbisë: Formacionin e kam në mendje Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo doli…

8 hours ago
  • Our Story

Ndërron jetë ish-bashkëshorti i Grida Dumës

Ditën e sotme ka ndërruar jetë diplomati Ilir Shqina. Shqina ka qenë ish-bashkëshorti i Grida…

8 hours ago
  • Bota

Trump paralajmëron shitjen e “Teslas” që bleu në mars

As nuk mendoj të flas ndonjëherë me Elonin e shkretë! Marrëdhëniet mes Donald Trump dhe…

10 hours ago
  • Denoncime

Shefja e ASHK Lezhë, detyron stafin të punojë për Bajram

ASHK Lezhë punon në Kurban Bajram: Publik.al | Investigim denoncues | 6 Qershor 2025 Një…

11 hours ago
  • Flash News

Rrogozhinë, zbardhet dëshmia e autorit: Qeni i tyre më shqetësonte

Është zbardhur dëshmia e autorit i cili plagosi çiftin e bashkëshortëve Gosë, Rrogozhinë. Shpëtim Osma ka…

12 hours ago
  • Lajme

Kryeministri Rama: Shqipëria në krye të Europës

Për rritjen e flukseve turistike, +136% krahasuar me periudhën para pandemisë Shqipëria vijon të jetë…

14 hours ago