Votimet në Shqipëri/ Sa është pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 16:00

Shqipëria voton për Parlamentin e ri. Janë mbi 3.7 milionë qytetarë me të drejtë vote.

-Ora 16:00

Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi deri orën 16:00 ka qenë 35.83%.

Raportimi për pjesëmarrjen është bërë vetëm nga 2480 prej 5225 qendrave të votimit në total.

Deri më tani kanë votuar 598276 nga 1669851 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara.

Ndërkohë në zgjedhjet parlamentare 25 Prill 2021 deri në orën 16:00, përqindja e votuesve ka qenë 41.25%.

Publikuar nga Publik Media