Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka hedhur votën e tij gjatë mëngjesit të sotëm.
Gjatë fjalës për mediat, Blushi u shpreh se, ‘demokraci do të thotë pjesëmarrje, ndaj apeli im është pjesëmarrje, pjesëmarrje dhe vetëm pjesëmarrje’.
Mesazhi i Tedi Blushit:
Vota është themeli i lirisë, i dinjitetit dhe i fuqisë së qytetarëve.
Demokraci do të thotë pjesëmarrje, ndaj apeli im është pjesëmarrje, pjesëmarrje dhe vetëm pjesëmarrje.
Hallet që kanë zbritur në çdo familje shqiptare mund të ndryshojnë, mund të marrin zgjidhje, vetëm duke votuar.
Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, të marrin pjesë në votime, të mos qëndrojnë në shtëpitë e tyre, në mënyrë që askush tjetër të mos vendosë për të ardhmen e tyre.