Është vetëdorëzuar në Policinë e Shkodrës, Edmond Nika. Ky i fundit ishte shpallur në kërkim nga policia në lidhje me vrasjen e ndodhur mbrëmë ne Dukagjin. Mbrëmë u vra Zef Guri, 73 vjeç dhe u plagos djali i tij, Gjin Guri 46 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës në Tiranë.
Pasi Nika u shpall në kërkim, është paraqitur pranë policisë dhe ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen në fjalë. “Nuk kam lidhje me ngjarjen dhe kam qenë gjithë ditën e djeshme në kamera”, ka deklaruar Nika.