Policia ka zbardhur ngjarjen e mbrëmjes së kaluar (11 qershor), ku u gjet i vrarë me thikë Selim Velsula.
Blutë bëjnë me dije se viktima dhe autori fillimisht janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta dhe më pas 32-vjeçari ka goditur me thikë kushëririn e tij duke i shkaktuar vdekjen.
32-vjeçari, banues në Allias, pas vrasjes së kushëririt të tij ishte strehuar në banesën e të vëllait. Gjithashtu në cilësinë e provës materiale është sekuestruar thika që dyshohet se është përdorur nga autori.
Njoftimi i Policisë:
Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku u gjet pa shenja jete, dyshohet i vrarë me armë të ftohtë (thikë), shtetasi S.V. Vihet në pranga autori i vrasjes. Autori u kap në mesnatë nga shërbimet e DVP Tiranë, në Allias.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Personit në DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur më datë 11.06.2025, në fshatin Xibër-Murrizë, ku pranë pronës së tij u gjet pa shenja jete dhe me dëmtime në trup të shkaktuara me mjet prerës, shtetasi S.V., 65 vjeç, banues në këtë fshat, kanë organizuar punën për nxjerrjen e autorit përpara përgjegjësisë penale dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, u zbardh dinamika e ngjarjes. Nga veprimet e kryera, dyshohet se shtetasit H.V. dhe S.V. fillimisht janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta dhe më pas shtetasi H.V. e ka goditur me armë të ftohtë (thikë) shtetasin S.V., duke i shkaktuar vdekjen.
Po në vijim të veprimeve, falë një informacioni të marrë nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë për vendndodhjen e autorit të dyshuar, shërbimet e DVP Tiranë kapën në lagjen Allias dhe vunë në pranga autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin H.V., 32 vjeç, banues në Allias, i cili pas krimit ishte strehuar në banesën e vëllait.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua arma e ftohtë (thikë), që dyshohet se është përdorur nga autori. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta.
Andi Bushati Pa fuqinë mediatike për të blerë vëmendje dhe shitur ëndrra Rama dhe ekipi…
Dritan Rexhepi, është shoqëruar forcërisht në Gjykatën e Posaçme të apelit më kërkesë të togave…
Policia e Kurbinit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Couple”, me qëllim zbardhjen…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur në një takim zyrtar nga Perandori i Japonisë,…
Benet Beci u mor i pandehur nga SPAK 3 javë para zgjedhjeve Afati 3 mujor…
Verifikime intensive nga Qershori në Shtator Administrata Tatimore ka zyrtarizuar nisjen e një operacioni kombëtar…