Vuçiç: Do të tërhiqen, ushtria nuk do të hyjë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është shprehur se Serbia do të tërheqë forcat ushtarake të vendosura pranë kufirit me Kosovën.

Sipas mediave të huaja, Vuçiç tha se nuk do të urdhërojë ushtrinë serbe që të kalojë kufirin me Kosovën.

“Do të tërheq forcat serbe nga ajo zonë sepse përshkallëzimi i konfliktit do të ishte kundërproduktiv kur bëhet fjalë për dëshirën e Serbisë për t’u bërë anëtare e Bashkimi Evropian”, tha ai.

Vuçiç u shpreh se ky skenar nuk do të ishte i dobishëm për Beogradin dhe se do të shkatërronte pozitën e ndërtuar në lidhje me faktorin ndërkombëtar evropian.

Sa i përket paralajmërimeve të SHBA-së për tërheqjen e ushtrisë, Vuçiç tha se këto të fundit janë joproporcionale pasi numri i forcave serbe në kufi është zvogëluar në krahasim me vitin e kaluar dhe do të ulet edhe më shumë duke shkuar në 4 mijë trupa nga mbi 7 mijë që ndodhen tani.

“Serbia nuk do të përfitonte nga kjo sepse do të rrezikonte pozitën e saj në negociatat me Prishtinën nën kujdesin e Bashkimit Evropian”, tha Vuçiç.

Publikuar nga Publik Media