Presidenti serb Aleksandar Vuçiç pas vizitës së kryeministres italiane në Beograd ditën e djeshme (3 dhjetor) deklaroi me krenari për mediat se pret që prodhuesi i automjeteve Stellantis (STLAM.MI) të prodhojë një makinë elektrike të qytetit Fiat Panda në qytetin qendror Kragujevac.
Vuçiç tha se prodhimi i Pandas elektrike do të rriste tregtinë midis Italisë dhe Serbisë mbi 4.6 miliardë euro aktuale në vit, raporton Reuters.
Gjenerata aktuale e Fiat Panda është ndërtuar afër Napolit në Itali dhe modeli i ri pritet rreth mesit të vitit 2024.
Pra te ne Italia do të transferojë emigrantët e paligjshëm që futen në territorin e saj, pavarësisht se nuk kanë lidhje me vendin tonë.
Kryeministri shqiptar Edi Rama udhëtoi drejt Romës më 6 nëntor për të firmosur me homologen italiane marrëveshjen e cila do të kthejë Shqipërinë një një hambar pritës për të paktën 36 mijë refugjatë më vit.
Meloni ishte e vetmja që bëri publike disa detajet të këtij pakti, bisedimet për të cilin kanë nisur pak muaj më parë, teksa Rama e mbajti të fshehtë paktin.
Ndërsa Rama mburret me konferencat, samitet për rëndësinë e Shqipërisë në rajon dhe BE, fondet më parë dhe shumica kalojnë në Beograd.