Policia e Dibrës ka arrestuar një 63 vjeçar pasi Gjykata e Shkallës së Parë kishte vendosur arrest me burg për veprën plagosje e rëndë me dashje.
Ndërsa pas kallëzimit të drejtuesit politik për Qarkun Dibër, Xhelal Mziu, materialet janë kaluar në SPAK, pasi futet në krimet zgjedhore.
Njoftimi i Policisë Dibër:
Specialistët e për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, kapën dhe ndaluan shtetasin A.H., 63 vjeç, banues në Peshkopi, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në SPAK, për veprën penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, për shtetasin K.M., 33 vjeç, banues në Shupenzë, pasi ndaj tij me datë 25.04.2025, ka bërë kallëzim shtetasi Xh. M., 58 vjeç, banues në Tiranë, i cili pretendon se gjatë takimit elektoral të zhvilluar nga subjekti politik “Partia Demokratike”, në fshatin Ostren, shtetasi K.M., indimidonte pjesëmarrësit në takim.