Zbulohen rrugët që do të bllokohen në Tiranë nga protesta e opozitës

Opozita do të protestojë të hënën më 23 dhjetor, duke bllokuar disa rrugë të kryeqytetit.

Bëhet e ditur se akset që do të bllokohen do të jenë rruga pranë Bashkisë së Tiranës, rrethrrotullimi tek “Zogu i Zi”, tek sheshi “Willson”, tek “Pallati me Shigjeta”, si dhe kryqëzimi tek “Rruga e Elbasanit”, pranë xhamisë së “Namazgjasë”.

Tubimi i Partisë Demokratike është planifikuar të nisë në orën 17:00.

Më herët, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka thënë se protesta e 23 dhjetorit do të bllokojë Tiranën.

Kryedemokrati e konsideron si “mosbindjen civile më të fuqishme që ka parë Tirana ndonjëherë”.

Ndërsa opozita ka organizuar edhe protesta pothuajse nga një në çdo javë duke shënuar mbi 38 në total, të zhvilluara para Bashkisë së Tiranës kundër kryebashkiakut Erion Veliaj

Publikuar nga Publik Media