Alketa Vejsiu është një ndër moderatoret më të suksesshme në vendin tonë. Ajo nuk është përfolur shumë përsa i përket jetës së saj private. Kjo pasi vetë moderatorja e ka mbajtur atë larg vëmendjes mediatike. Megjithatë, bashkëshorti i saj është një pronar i fuqishëm ndërtimesh dhe mik i afërt me kryeministrin Edi Rama. Ardi Nelaj është biznesmen i njohur në vendin tone. Prej më shumë se 15 vitesh biznesmeni dhe prezantuesja janë në një lidhje që në 2006 e kurorëzuan në një martesë madhështore.
