Zbulohet partia e re e Lulzim Bashës: “Koalicioni Euro-Atlantik” për zgjedhjet e 11 majit

 

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duket se është gati të rikthehet në skenën politike shqiptare me një formacion të ri. Burime nga gjykata bëjnë të ditur se Partia Konservatore, e drejtuar deri më tani nga Endri Hasa, do të ndryshojë emrin në “Koalicioni Euro-Atlantik”.

Kërkesa për ndryshimin e emrit është depozituar në Gjykatën e Tiranës më 14 janar 2025 nga Endri Hasa, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Bashës, i cili do të mbajë edhe postin e kryetarit të partisë.
Sipas dokumentit Kongresi i Partisë Konservatore është mbledhur më 7 tetor 2024, ku është vendosur që partia t’i kalojë Bashës për zgjedhjet parlamentare.

Ky zhvillim përforcon synimin e Bashës për të ndërtuar një platformë të re politike, pas ndarjes nga Partia Demokratike, dhe për të paraqitur një alternativë për elektoratin opozitar në zgjedhjet e 11 majit. Ajo që mbetet për t’u parë është se sa do të ketë sukses ky koalicion i ri në përballjen me rivalët politikë në një garë që pritet të jetë e tensionuar.

Basha ka blerë Partinë Konservatore të Armando Ruços.

Nuk dihet si është emëruar kryetar dhe nuk dihet sa është blerë kjo parti, sa është paguar që një ish-deputet i PD-së së Lulit, të jetë kryetar i një partie të vogël thuajse inekzistente që tashmë ndrron edhe emrin dhe nga Partia Konservatore, bëhet “Koalicioni Euroatlantik” që Basha të ketë një sigël dhe një parti për të hyrë në zgjedhje.

Gjithashtu, një parti tjetër kanë bërë edhe Enkelejd Alibeaj me Edvin Kullurin duke e quajtur “Djathtas 1912”. Një koalicion i tretë është ai i LZHK-së ku është Dash Shehi me Ekrem Spahinë, të cilat duken se do të mblidhen të gjitha bashkë për të kandiduar në 11 maj duke i dalë përballë PS, por edhe PD-së së Berishës për të copëtuar votat e opozitës.

Publikuar nga Publik Media