Zegjineja dhe Gaz Bardhi bashkë në Kuvend…

Ndërsa dikur shigjetonin njëri-tjetrin në fushatë me tone që i ngjanin më shumë një seriali satirik sesa një debati politik, sot u konfirmua se Zegjine Çaushi dhe Gazment Bardhi do ndajnë të njëjtën sallë parlamentare.

Zegjineja, e promovuar si “frymë e re” nga Partia Socialiste, u bë e njohur jo për idetë, por për videot ku e përçmonte “Gazon” me një lloj energjie që më shumë ngjante me një sfidë personale sesa me përballje programore. Nga ana tjetër, Bardhi përpiqej të mbante profilin e një politikani serioz, ndërsa bëhej pa dëshirë figurë qendrore e klipave virale të kundërshtares së tij.

Tani nuk janë më në fushatë, por në Kuvend. Jo si partnerë, por si kundërshtarë institucionalë për hir të demokracisë… Dhe ndoshta për herë të parë, përballja e tyre nuk do ketë muzikë sfondi apo efekte montazhi, por mikrofon dhe procesverbal.

Në një demokraci që shpesh ngjan me skenë teatri, publiku ka të drejtë të pyesë: a do flasin më në emër të qytetarëve, apo do vazhdojnë të luajnë rolet që u dhanë famë në fushatë?

Publikuar nga Publik Media