Zelensky flet pas sulmeve ruse: Presioni i shtuar ndaj Moskës është i nevojshëm për t’i dhënë fund luftës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar pas sulmeve vdekjeprurëse në Kiev, teksa tha se duhet presion i ri ndaj Moskës për t’i dhënë fund luftës.

Presidenti ukrainas shton se këto sulme janë një realitet i përditshëm. Ai bëri thirrje për sanksione “më efektive” kundër Rusisë pasi armët e përdorura kundër vendit të tij përdorin pjesë të huaja.

“Vendime të reja dhe presion të ri ndaj Moskës janë të nevojshme për t’i dhënë fund këtyre sulmeve dhe kësaj lufte. Këto sulme janë një realitet i përditshëm.  Çdo boshllëk që i lejon ata të anashkalojnë regjimin e sanksioneve duhet të eliminohet”,tha Zelensky.

Deklarata e Zelenskyt vjen pas një sulmi me dron të forcave ruse në Ukrainë, ku mbetën të vrarë tre persona, mes të cilëve një fëmijë pesëvjeçar.

Kujtojmë se Arabia Saudite do të presë më shumë bisedime për paqen sot dhe të hënën me delegacione nga Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja që pritet të marrin pjesë të gjithë, edhe pse jo në të njëjtën kohë.

Ekipi i Ukrainës do të takohet fillimisht me delegacionin amerikan të dielën në mbrëmje, tha një anëtar i delegacionit ukrainas për AFP.

Ekipi amerikan do të takohet më pas me homologët e tyre rusë në Arabinë Saudite të hënën.

Publikuar nga Publik Media