President i Ukrainës Volodymyr Zelensky nga samiti në Tiranë ka deklaruar se lufta e Rusisë duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur.
“Faleminderit Shqipërisë që na keni pritur sot, një vend që beson te Europa. Vlerësoj që ne e kuptojmë njësoj situatën që lufta e Rusisë duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Ukraina ka nevojë për paqe. Paqja në Europë varet nëse Ukraina do të dalë nga lufta.
Delegacioni rus që erdhi në Stamboll ishte i nivelit të ulët dhe nuk mund të merrnin vendime.
Gjithsesi përparësia jonë është të ketë një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar sepse vrasjet duhet të marrin fund”, tha Zelensky.