Zelensky njofton vijim të bisedimeve në Arabinë Saudite

Zyrtarët ukrainas dhe amerikanë pritet të takohen në Arabinë Saudite në ditët në vijim për vazhdimin e bisedimeve të paqes. Njoftimi u bë nga presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky në një postim në mediat sociale.

Pas një telefonate midis presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin më 18 mars, u ra dakord për një armëpushim të pjesshëm për sulmet në infrastrukturën energjetike. Zelensky dhe Trump mbajtën një telefonatë pasuese më 19 mars për të diskutuar bisedën e presidentit të SHBA-së me Putinin një ditë më parë, me Zelensky-n që ra dakord të ndalojë sulmet në infrastrukturën energjetike ruse.

Njoftimi i Zelensky-t vjen pasi Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA, Mike Waltz tha në rrjetin social ‘X’ se bisedimet midis delegacioneve ruse dhe amerikane për të diskutuar një armëpushim në Ukrainë do të zhvillohen gjithashtu në ditët në vijim në Riad. Nuk është ende e qartë se kur do të zhvillohen takimet, ose nëse delegacioni ukrainas do të takohet ballë për ballë me homologët e tyre rusë.

“Ekipet ukrainase dhe amerikane janë gati të takohen në Arabinë Saudite në ditët në vijim për të vazhduar koordinimin e hapave drejt paqes. Ne udhëzuam këshilltarët dhe përfaqësuesit tanë që ta kryejnë këtë punë sa më shpejt të jetë e mundur,” -tha Zelensky.

Zelensky u shpreh se delegacionet amerikane dhe ukrainase do të vazhdojnë të përpunojnë çështjet teknike, në lidhje me armëpushimin e pjesshëm

Publikuar nga Publik Media